Bashkëpunime me Institucione të Tjerë

KLSH dhe DAP nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

klsh_dap

Zj. Blerta Selenica, Drejtore e DAP-it dhe Kryetari i KLSH-së z. Bujar Leskaj,
 duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit
 Tiranë, më 28 dhjetor 2012

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Departamenti i Administratës Publike (DAP) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në prani edhe të përfaqësuesve të organeve mediatike.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, Kontrolli i Lartë i Shtetit merr përsipër të angazhojë staf  për aktivitete të ndryshme me DAP të tilla si trajnime, takime konsultative,  tryeza të rrumbullakëta, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH dhe pjesëmarrjen e DAP nëpërmjet asistencës teknike për përmirësimin e funksionimit të institucioneve të administratës publike.