Denoncime

KLSH thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet abuzive!

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon t'u vijē në ndihmë qytetarëve. Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSh lutet që këto ankesa të adresohen pranë tij. Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSh-së, qytetarët janë të lutur t'i bëjnë prezent pranë këtij institucioni. KLSh garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj. Qëllimi ynë ështe t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që të mos kenë frikën e përballjes me institucionet për të cilat paguajnë taksat. Ndaj do t'ju luteshim edhe një herë të na shkruani për çdo problem në kontakt@klsh.org.al .