Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.
Ai i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Misioni
Kontrolli i Lartë i
Shtetit është institucion i pavarur, kushtetues, i cili nëpërmjet ekspertizës
dhe auditimeve
cilësore, mbështet Kuvendin dhe informon publikun dhe palët e interesit në
mënyrë të vazhdueshme, të paanshme dhe të plotë
mbi përgjegjshmërinë që qeveria dhe entet
publike tregojnë në menaxhimin e parasë së
taksapaguesve, me qëllim përmirësimin e
shërbimeve publike.
Vizioni
KLSH është një institucion model që udhëheq nëpërmjet shembullit, që nxit rritjen e
përgjegjshmërisë, transparencës, dhe përmirësimin e shërbimeve publike, nëpërmjet
auditimeve cilësore dhe luftës kundër korrupsionit, duke forcuar integritetin dhe besimin e
publikut tek institucioni.