Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

   

Dr. Arben Shehu është Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i zgjedhur me Vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr.34/2020, datë 2 korrik 2020. Nga viti 2004 dhe deri në zgjedhjen si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai ka qenë Pedagog i Procedurës Penale dhe Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Z. Arben Shehu është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2002 dhe ka titullin Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale. Gjithashtu, z. Shehu mban gradën “Profesor i Asociuar”. Ai ka një përvojë të gjatë akademike, kualifikime cilësore në fushën e së drejtës penale dhe shumë publikime si autor në disa revista kombëtare dhe ndërkombëtare me tema juridike dhe financiare. 

Gjatë karrierës së tij profesionale ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme shkencore, duke bashkëpunuar me institucione prestigjioze akademike. Dr. Arben Shehu është diplomuar edhe në degën e Ekonomisë.