Bashkëpunime me Institucione të Tjerë

KLSH dhe APP nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

klsh_app_ok 

Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik  Klodiana Cankja dhe Kryetari i KLSH-së
 Dr. Bujar Leskaj, duke firmosur Marrëveshjen e Bashkëpunimit Tiranë, më 28 dhjetor 2012

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Agjencia e Prokurimit Publik (APP) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, në prani edhe të përfaqësuesve të organeve mediatike, për të bashkëpunuar në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive profesionale të stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nëpërmjet rritjes nga ana e Agjencisë se Prokurimit Publik të ekspertizës së kualifikuar në fushën e prokurimit të fondeve publike.