Workshop-i i organizuar nga IDI dhe EUROSAI me tematike “ Menaxhimi i 3i – ve, Implementimi i Standardeve të ISSAI-t”
Gjatë periudhës 11-13 Mars 2013 në BiH u zhvillua workshop-i i organizuar nga IDI dhe EUROSAI me tematike “ Menaxhimi i 3i – ve, Implementimi i Standardeve të ISSAI-t”. Institucione të Larta të Auditimit nga Rajoni, u prezantuan në nivel të lartë drejtues ku krahas Shqipërisë morën pjese vendet: Bosnje Hercegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Turqi dhe Kosovë.Ndërkohë që përfaqësues nga organizma të tjerë ndërkombëtarë si OECD/SIGMA dhe EUROSAI ishin ftuar si vëzhgues.
Programi 3i – Iniciativa Implementimit të ISSAI
IDI ka zhvilluar Programin e quajtur 3 i-të , i cili nënkupton Iniciativën e Implementimit të ISSAI. Nën dritën e këtij programi vendet anëtare të IDI, pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, angazhohen për të hartuar Strategji të cilat të sigurojnë jo vetëm adoptimin e Standardeve por mbi të gjitha të synohet pajtueshmëria në implementimin e tyre.
Në këtë kuadër, vendet pjesëmarrëse kanë nënshkruar Marrëveshjen e Angazhimit me përfaqësues të IDI dhe EUROSAI-t për Programin 3i, Iniciativa e Implementimit të ISSAI-ve. Kjo marrëveshje nënkupton angazhimin e tre palëve : SAI-t, IDI dhe EUROSAI- t për implementimi e ISSAI-ve në nivel kombëtar nëpërmjet hartimit dhe miratimit të Strategjisë për implementim.
Nga pikëpamja e KLSH angazhimet në kuadër të marrëveshjes përfshijnë:
1. Përcaktimin e rolit dhe përgjegjësive të moderatorëve , deri në Prill 2013 të cilët do të udhëheqin procesin e implementimit të ISSA – ve në nivel kombëtar ( për vendet që i kanë caktuar moderatorët)
2. Kryerjen e vlerësimeve mbi pajtueshmërinë e ISSAI me ndihmën e Moderatorëve të ISSAI deri në fund të Dhjetor-it 2013.
3. Hartimin e Strategjisë për Implementimin e ISSAI-ve, ose rishikimin e Strategjisë ekzistuese ( nëse ka) duke përfshirë gjetjet e iCAT-s dhe hartimin e një Plan Veprimi për implementimin e Strategjisë deri në Mars 2014.
4. Monitorimin, vlerësimin dhe raportimin mbi implementimin e ISSAI çdo vit si pjesë e procesit të raportimit të rregullt vjetor mbi performancën e veprimtarisë së SAI-t.