Bashkëpunime me Shoqërinë Civile

KLSH dhe IEKA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Në datën 28 dhjetor 2012 Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.(IEKA) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në prani dhe të përfaqësuesve të organeve mediatike,

mar_klsh_ieka
Prof. As.Dr. Hysen Çela, Kryetar i IEKA-s dhe Dr. Bujar Leskaj, kryetar i KLSH-së
duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit
Tiranë, 28 dhjetor 2012

Në zbatim të kësaj marrëveshje, Kontrolli i Lartë i Shtetit merr përsipër të angazhojë staf dhe në bashkëpunim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të realizojnë aktivitete të përbashkëta për të sjellë mendimin më të avancuar në fushën e auditimit financiar si edhe rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar  për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë nga IEKA.