KLSH merr pjesë në Konferencën "Motivimi i SAI-ve për kryerjen e procesit të rishikimit midis kolegëve "peer review"
27.06.2018
Konferenca "Motivimi SAI-ve për kryerjen e procesit të rishikimit mes kolegëve "peer review“ u zhvillua në datat 20-22 Qershor në Bratislavë. Në këtë konferencë morën pjesë 90 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme anëtare të EUROSAI-t, ARABOSAI-t, AFROSAI-t, ASOSAI-t, PASAI-t, OLACEFS, përfaqësues të SIGMA, IDI dhe GAO.
Referuar nivelit të përfaqësimit në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu edhe Kryetarë të Institucioneve Supreme të Auditimit, si i Sllovakisë, Maltës, Palestinës, Butanit, Sudanit, Indisë, zëvendës presidentë të SAI-ve etj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në këtë konferencë nga Luljeta Nano, Sekretar i Përgithshëm dhe audituesit Irma Idrizaj dhe Jonida Gruda.
Aktiviteti u organizua nga SAI i Slovakisë njëherazi dhe kryesues i Nënkomitetit mbi Peer Review si pjesë e Komitetit të INTOSAI-t “Për ngritjen e Kapaciteteve” (CBC INTOSAI).
Konferenca u fokusua në trajtimin e tre temave kryesore:
1. SAI udhëheq nëpërmjet shembullit duke zhvilluar procese të peer review;
2. Instrumentet e peer revieŵ për përmirësimin e performances në SAI;
3. Praktikat e mira në kryerjen e procesit të Peer review.
Në prezantimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i IDI të INTOSAI-t z. Geinar Gorrison, solli në vëmendjen e pjesëmarrësve argumentet mbi domosdoshmërinë e kryerjes së procesit të peer review nga SAI dhe impaktet në performancën institucionale të SAI-ve. U theksua fakti qe Peer review është një instrument efektiv për identifikimin e pikave të dobëta dhe të forta në menaxhimin institucional, një input efektiv për disenjimin e strategjive për periudhat ne vijim, një model i mirë për të vepruar si një institucion “par excellence” i cili promovon transparencën dhe përgjegjshmërinë.
Krahas sa më sipër nëpërmjet procesit të peer review SAI krijon mundësinë e për shkëmbimin e eksperiencave dhe implementimin e praktikavë të mira midis SAI-ve, krijon një terren produktiv për krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve e partnershipeve afatgjata, si dhe nxit frymën e vullnetarizmit, besueshmërisë dhe bashkëpunimit në komunitetin e INTOSAI-t.
Është mjaft e rëndësishme për SAI-n që kur planifikon kryerjen e një procesi të peer review të përcaktojë saktë objektin, aspektet, drejtimet, fushën së çfarë do i nënshtrohet procesit të rishikimit.
Në funksion sa më sipër, sikurse orienton dhe ISSAI 5600 “Udhërrëfyesi për peer review” SAI-t përpara kryerjes së procesit të rishikimit midis kolegëve duhet të ndërrmarin një proces vetëvlerësimi paraprak duke implementuar dhe aplikuar një sërë instrumentesh si:
-Modeli i vlerësimit të ngritjes së kapaciteteve një udhërrëfyes i zhvilluar nga nënkomiteti i ngritjes së standarteve (CBC Guide),
-iCAT –Instrumenti i vlerësimit të përputhshmërisë me standardet ISSAI,
-ITASA-Instrumenti i vetëvlerësimit të auditimit IT,
-ITSA, Instrumenti i vetëvlerësimit të IT,
-PFM—Korniza e matjes së performancës,
-Modeli i PASAI (The Pacific Association of SAI, Capability Model) etj.
Përgjatë konferencës theksi u vu mbi instrumentin e peer revieŵ konsideruar një metodologji vlerësimi dhe jo auditimi që kryhet nga ekipet e përbërë nga SAI të tjera, IDI ose nga organizatat rajonale të INTOSAI-t.
Objekt i prezantimit ishte dhe aplikimi i Instrumentit i vlerësimit nga jashtë (external assessment) që përfaqëson një metodologji që kryhet nga ekipe konsulente apo nga partnerë si Sigma etj.
Në një session të veçantë të konferencës dedikuar shkëmbimit të eksperiencave midis SAI-ve përfaqësuesit e KLSH-së sollën në vëmendje përvojën e KLSH-së në drejtim të kryerjes së procesit të Peer Revieŵ nga SAI Austriak dhe ai i Moldavisë bazuar në parimet e vullnetarizmit partneritetit dhe besimit reciprok. Përsa i përket objektit të procesit të peer revieŵ në rastin e ALSAI-t ishte dhenja nga SAI-t partnere të vlerësimit mbi përputshmërinë me standardet ndërkombëtare ISSAI 10, dhe 11 “Deklarata e Meksikës mbi pavarësinë e SAI-ve” dhe “Udhëzime e praktika të mira”, si dhe elementë qëndrorë të ISSAI 12 duke u fokusuar në tetë parimet pavarësisë. Po kështu u theksua fakti që KLSH në kohë reale kishte publikuar Raportin e Peer review në faqen zyrtare si dhe e dërgoi për njohje Kuvendit (Komisionit të Ekonomisë dhe Financave si struktura parlamentare që mbulon veprimtarinë e KLSH-së). Më pas KLSH, procedoi me hartimin e një Plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve i cili është në proces implementimi. Raporti i Peer review gjithashtu shërbeu si një instrument efektiv dhe nga dokumentet referues bazë në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të KLSH-së për periudhën 2018-2022.
Tema e II në të cilën u fokusuan diskutimet përgjatë konferencës ishin Teknikat e aplikuara për procesin e Peer riview me impakt përmirësimin e performancës në SAI;
Përfaqësuesja e IDI-t zj. Dafina Dimitrova solli në vëmendje të të pranishmëve përdorimin e instrumentit të Matjes së Performancës (PFM) e aplikuar si një teknikë në konteksin e procesit të peer revieŵ fokusuar nw përfitimet e SAI-t kur përdor këtë metodë të vetëvlerësimit duke përmendur midis të tjerave:
1-Të mësuarit nga të tjerët dhe praktikat e mira të fushës
2-Të demonstruarit të vlerave dhe përfitimeve për palët e treta
3-Të jesh pjesëmarrës në iniciativat rajonale të INTOSAI-t
4-Të jesh në koherencë me implementimin e ISSAI-ve.
5-Të jesh institucion që udhëheq nëpërmjet shembullit,
6-Të demonstrosh vullnet pozitiv institucional për përmirësim reformim dhe zhvillim të mëtejshëm.
6-Të hartosh dhe zbatosh politika menaxheriale të forcimit të kapaciteteve.
7-Të shërbeje si “input” për disenjimin e strategjive afatshkurtra/afatgjata të zhvillimit.
Po kështu përfaqësuesja e IDI-t prezantoi të dhënat mbi ekpertizën e ofruar nga IDI me ekspert të konfirmuar tashmë në të gjitha organizatat rajonale te SAI-ve ku vetëm EUROSAI dispononte 127 eksperte në përdorimin e instrumentit të PMF-së sipas mënyrës Peer review.
Përfaqësuesi i AFROSAI-e z. Meisie Nkau në cilësinë e Shefit Ekzekutiv të Bordit Qeverisës në këtë konferencë solli në vëmendje, një instrument vlerësimi përdorur gjerësisht në rajon e sikurse është Rishikimi i sigurimit të cilësisë bazuar në kuadrin e ndërtimit të kapaciteteve institucionale (ICBF). Në vitin 2006 bordi qeverisës i AFROSAI-e vendosi që çdo SAI anëtar i AFROSAI-e duhet të kryejë proces peer revieŵ të paktë një herë në tre vjet dhe qëllimi i ishte vlerësimi i përputhshmërisë me ISSAI-t dhe përcaktimi i fushave për ndërtimin e kapaciteteve.
Instrumenti i aplikuar për kryerjen e procesit të peer revieŵ është ICBF i cili konsiston në zhvillimin e 5 niveleve të vlerësimit qe janë :
1-Pavarësia dhe kuadri rregullator
2-Organizimi dhe meanaxhimi
3-Burimet njerëzore
4-Standartet e metodologjia
5-Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të treta
Përgjatë prezantimit përfaqësuesi i AFROSAI-e u përqëndrua në lidhjet korrelative midis pesë niveleve të vlerësimit të ICBF-së dhe ISSAI 40, 30, 1, 10 20. Procesi i peer revieŵ kryhej nga Rishikues të sigurimit të cilësisë të certifikuar dhe në përfundim hartohej Raporti në nivel rajonal i rezultuar nga procesi i rishikimit.
Dita e dytë e konferencës u përqëndrua në prezantimin e praktikave të mira në fushën e zhvillimit të proceseve të revieŵ.
Konferenca u hap me përshëndetjen e Kryetarit të Komitetit te INTOSAI-t të ndërtimit të kapaciteteve CBC-INTOSAI njëherazi dhe Drejtor i Përgjithshëm i i SAIT të Afrikës së Jugut i cili theksoi rëndësinë dhe benefitset e organizimit të konferencave te tilla me përfaqësi nga i gjithë komuniteti i INTOSAI-t duke mundësuar në këtë mënyrë shkëmbimin e eksperiencave, krijimin dhe/ose forcimin e urave të komunikimit dhe disenjimin e objektivave për zhvillime të mëtejshme. Më pas me prezantimet e tyre të pranishmit sollën rëndësinë e komunikimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në drejtim të procesit të peer review si një mënyrë efektive motivimi për gjenerimin e dhe implementimin e ideve dhe metodologjive të reja.
Në përfundim të konferencës Presidenti i SAI-t Slovak z. Karol Mitrik theksoi se kjo konferencë ishte një hap përpara drejt identifikimit të praktikave të mira të INTOSAI-t, si dhe evidentimit të diversitetit të mjeteve dhe instrumenteve që INTOSAI përdor për vlerësimin e performancës së SAI-t kjo në shërbim edhe të mirëqeverisjes dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.