KLSH kallëzon në Prokurori tre ish regjistrues, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier
02.08.2018
Kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 580392 m2, ndryshime zëri kadastral nga pus nafte, zallishte, rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 28360 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Fier për sipërfaqe 108569 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore duke regjistruar legalizime mbi prona shtetërore(ndërtesa) për arkëtimin e vlerës 120 milion lekë, si dhe vlerën 11,5 milion lekë të ardhura të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 271/12, datë 18.07.2018, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit me Vendimin nr.66, datë 30.06.2018 për periudhën Korrik 2015 deri më Dhjetor 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për B.K zv/regjistruese, M.M, A.M dhe T.A ish regjistrues dhe F.M e E.R me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:
Në 18 raste kanë regjistruar pasuritë për sipërfaqen 31200 m2, duke lëshuar certifikatë pronësie për sipërfaqen prej 200-250 m2 truall/secilin, nga e cila regjistrimi i sipërfaqes truall dhe ndërtesë, përfitohet sipas listës së trojeve dhe ndërtesave 001, është bërë pa asnjë dokumentacion ligjor që shërben si titull pronësie, pasi AMTP-ja nuk mund të shërbejë si e tillë për regjistrimin e truallit dhe janë kryer transaksione pa vendosur masë kufizimi.
Në 5 raste për sipërfaqe 1879 m2 janë bërë padrejtësisht objekt legalizimi ndërtesa, pasi nuk ka dokumente nëse ato janë ndërtuar mbi ndërtesat ekzistuese me rikonstruksion (nuk ka vendim prishje) apo jashtë tyre, për rrrjedhojë ZVRPP nuk ka verifikuar elementët e formës dhe përmbajtjes të lejeve të legalizimit.
Në 300 raste (AMTP nga nr. 5279 deri nr. 5579), në ZK 3612 dhe 19 raste kanë me sipërfaqe 250563 m2 regjistruar AMTP pa verifikuar elementet e formës dhe përmbajtjes, pasi të gjithë AMTP nuk kanë asnjë vulë, për pasojë regjistrimi i sipërfaqeve të tokës bujqësore që pasqyrojnë këto AMTP, si dhe janë përdorur dy standarde në regjistrimin e AMTP-ve pa vulë, pasi për shumicën e tyre nuk ka vendosur kufizim, ndërsa për një pjesë ka vendosur kufizim, me dërgimin e AMTP pranë KVVTP Prefektit Qarkut Fier, për një pjesë nuk i ka dërguar, në një kohë kur shkeljet janë të njëjta dhe të përbashkëta.
Për 630 AMTP në ZK nr.2599 ‘’Marinëz‘’, ZK 3015, ‘’Pojan’’ dhe ZK 1940 ‘’Hasturkas’’, kanë kryer regjistrimet fillestare të tokës bujqësore sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën’’ të ndryshuar dhe, kanë lëshuar certifikata pronësie, të cilat nuk plotësojnë elementët e formës dhe të përmbajtjes, sepse janë pa asnjë vulë, dhe një pjesë të pa nënshkruara nga Kryetari i Komisionit të Tokës, të pakonfirmuara nga Këshilli i Qarkut dhe Zyra e Kadastrës.
Në 56 raste(AMTP), kanë kryer regjistrimet fillestare të tokës bujqësore sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën’’ të ndryshuar dhe kanë lëshuar certifikata pronësie, të cilat nuk plotësojnë elementët e formës dhe të përmbajtjes, sepse janë pa asnjë vulë, dhe një pjesë të pa nënshkruara nga Kryetari i Komisionit të Tokës, të pakonfirmuara nga Këshilli i Qarkut dhe Zyra e Kadastrës.
Në 6 raste, për sipërfaqen 28360 m2 në ZK 2599 Marinëz dhe në ZK nr.443 Libofshë, ka lëshuar certifikata pronësie në favor të pronarëve, veprime të kryera në mënyrë të kundraligjshme, të fituara me aktet e marrjes së tokës në pronësi(AMTP), duke kryer korrigjimin e zërave kadastralë të pasurive, nga tokë “Pa frut” dhe “Pus nafte’’, “Ranishte’’, në tokë “Arë”, në mungesë të dokumentacionit të lëshuar nga Këshilli i Qarkut Fier.
Në 30 raste, ZK 8533, qyteti Fier dhe ZK 2636 ‘’Mbrostar-Ura’’, për sipërfaqen e përgjithshme ndërtimore 3140 m2 me dëm ekonomik në vlerën 120 milion lekë janë regjistruar pasuri ‘’Ndërtesë’’, të përfituara me leje legalizimi dhe janë lëshuar certifikata pronësie, pa kryer asnjë verifikim apo kërkuar dokument plotësues, pa zbatuar procedurat, ku statuset juridikë të pasurive, të cilat konfirmojnë për truallin dhe ndërtimin (objektin) e legalizuar janë pronë “Shtet’’ ose ‘’Pronar i pavërtetuar’’, mbi këto të dhëna janë lëshuar lejet e legalizimit.
Në 3 raste janë regjistruar më pak 18961 m2 tokë “Zallishte’’, “PF’’, “Lulishte’’, pronë shtet, gjë që ka sjellë përfitim të paligjshëm në dëm të pronës së shtetit, veprim i kryer nga komuna Dërmënas.
Në 17 raste, nuk kanë marrë asnjë masë për regjistrimin e vendimeve të gjykatave që kanë vendosur shfuqizimin e AMTP-ve dhe kthimin në pronësi “shtet”, duke mos regjistruar në pronësi shtet sipërfaqen 108569 m2, por që nuk figurojnë të regjistruar në regjistrat e ZVRPP dhe nuk evidentohet gjendja juridike e pasurive.
Në 7 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe kanë kryer transaksione, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi për një trung familjar janë lëshuar dy e më shumë AMTP, duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër tokë sipërfaqe në total 60420m2 se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me 01.08.1991.
Nuk kanë verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes së Vendimeve të gjykatës dhe nuk është vepruar për regjistrimin e pasurive shtet, pa vendosur kufizimet përkatëse për AMTP pa nr. dhe datë, në 2 raste për sipërfaqen 24100 m2.
Në 22 raste me efekte financiare në vlerë 11,510 mijë lekë , në bazë të lejes së legalizimit dhe lejes së ndërtimit kanë regjistruar pasuritë pallate, duke mos zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta, pasi në mungesë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialistët e ZVRPP-së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrjedhojë nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, për pallatin në tërësi dhe për çdo aksesor të tij (apartament, shesh pushimi, shkallë, ashensor, kabinë, depozita uji, sistem ngrohje, etj.).
Në 5 raste janë regjistruar pasuri për 39070 m2, për këto regjistrime nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ “Lista e ish-pronarëve të trojeve dhe shtëpive” dhe dokumentacioni është i parregullt e fotokopje.
Në 7 raste kanë vepruar më heqjen e kufizimeve të vendosura nga KLSH nga auditimi i mëparshëm pa argumentuar dhe pa plotësuar dokumentacionin tekniko ligjor, pra duke vazhduar paligjshmërinë e posedimit të pronës për interesa të caktuara.
Në 30 raste janë rregjistruar pasuri me leje legalizimi me mangësi e shkelje në drejtim të nënshkrimit të dokumentacionit HTR nga hartografi dhe regjistruesi, si dhe verifikimit të dokumentacionit në lidhje me distancat nga rrugët, përrrenj dhe lumenj, duke e përcjellë përgjegjësinë ALUIZNI-t.
Në 1 rast janë kryer transaksione me prona të privatizuara, pa u llogaritur e arkëtuar qiraja e truallit, pasi përfituesit nuk kanë pasur marrëdhënie pronësore, por përdorim me qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë.
KLSH i ka kërkuar Krye-regjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 12 punonjës: M.K, B.K, H.Z, E.R, N.D, E.M, E.B, A.H, D.B, E.S, O.LL dhe P.T, specialistë.
Për B.K zv/regjistruese, M.M, A.M dhe T.A ish-regjistrues dhe F.M e E.R me detyrë specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH i ka përcjellë me shkresën nr.271/12 prot., datë 18.07.2018, indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Shënim : Bashkëngjitur gjeni në faqen e WEB-it të KLSH-së vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.66, datë 30/06/2018, lidhur me këtë auditim.