Njoftime

Kryetari i KLSH-së. z.Bujar Leskaj zhvillon një takim miqësor me personalitetin e shquar të botës akademike gjermane Prof.Dr. Heinz-Dieter Wenzel.

20.01.2012

Kryetari i Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj, zhvilloi një takim miqësor me Profesorin e shquar të Financave Publike pranë Universitetit të Bambergut në Gjermani dhe një sërë Universitetesh të tjera Europiane, Prof.Dr Heinz-Dieter Wenzel, i cili mban dhe titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Publik i Tiranës dhe nga shumë universitete të tjera prestigjioze.
Kontributi i Profesor Wenzel do të jetë  mjaft i vlefshëm për institucionin e KLSH, në rritjen e forcimin e marrëdhënieve në fushën e trajnimeve dhe specializimeve, ku në fokus të tyre do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit me institucionin homolog të Landit të Bavarisë.