Kryetari i KLSH takon Prokuroren e Përgjithshme
02.02.2012
Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj zhvilloi më dt. 02.02.2012, një takim me znj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjatë takimit u vlerësua puna e përbashkët në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit dhe u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy institucioneve. Gjithashtu u trajtuan problematika të ndryshme për çështje të veçanta, si përcaktimi më i detajuar i shkeljeve që përbëjnë vepër penale, i rasteve të sjella tej afateve të parashkrimit, etj.
U ra dakort nga ana e KLSH dhe Prokurorisë se Përgjithshme puna për zgjidhjen e këtyre problemeve, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar me pronën publike.
Në takimin midis Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama dhe Kryetarit të KLSH, z. Bujar Leskaj, u diskutua gjithashtu edhe mbi referencat për nënshkrimin e një Marrëveshjeje të re Bashkëpunimi midis dy institucioneve, me synimin e forcimit së bashkërendimit të punës.