Një grup Audituesish të KLSH-së merr pjesë në Takimin e X-të të Grupit të Punës për Auditimin Mjedisor të EUROSAI-t
25.10.2012
Në datat 22-25 tetor 2012 në Ayia Napa, Qipro, u zhvillua Takimi i X-të Grupit të Punës për Auditimin Mjedisor (WGEA) të EUROSAI-t, pjesë e këtij takimi ishte dhe delegacioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përbërë nga zj. Mimoza Lloji, K/Audituese, zj. Keida Muça, Audituese, zj. Ermira Vojka, Audituese dhe zj. Valentina Limaj, Specialiste.
Në këtë takimi ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues të Auditimin Mjedisor të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t.
Takimi u fokusua në tre drejtime kryesore,
1.Auditimi mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm
2.Përdorimi i të dhënave në auditimin mjedisor
3.Ndarja e informacionit dhe eksperiencës midis SAI-ve nëpërmjet auditimeve të përbashkëta.
Në temën për Auditimin mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, u trajtuan çështjet:
-ushtrimin e auditimeve të qëndrueshme;
-roli i auditorëve në përmirësimin e punës së qeverisë;
-qëllimet e këtyre e auditimeve dhe metodat e përdorura;
-nevojat për përmirësimin e këtyre metodave në të ardhmen sfidat dhe problemet që janë hasur gjatë punës në terren;
-kuadri ligjor në dispozicion, gjetjet nga auditimet;
-rekomandimet e lëna për përmirësimin;
-mësimet e nxjerra.
Në temën për Auditimin e të dhënave mjedisore, u trajtuan çështjet:
-pamjaftueshmëria dhe rëndësia e besueshmëria të dhënave mjedisore në vlerësimin e ndotjes së ujërave sipërfaqësore,
-eksperienca praktike gjatë auditimit në terren dhe sfidat,
-metodat e auditimit, gjetjet dhe konkluzionet,
-rritjen e shpenzimeve të auditimit me qëllim rritjen në volum dhe besueshmërinë e të dhënave mjedisore të marra gjatë auditimit,
-rreziku i dështimi të një auditimi si rezultat i besueshmërisë së të dhënave të vëna në dispozicion, etj.
Në temën mbi Ndarjen e informacionit dhe eksperiencës midis SAI-ve nëpërmjet auditimeve të përbashkëta.
-Auditimi i përbashkët mbi adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike. Në këtë auditim kanë marrë pjesë SAI-t e Austrisë, Bullgarisë, Qipros, Maltës, Hollandës, Norvegjisë, Rusisë, Ukrainës dhe Gjykata Europiane e Llogarive. Drejtuesi i projektit është Sekretariati i WGEA-së. Projekti ka si qëllim themelor të kontribuojë me njohuri mbi ndryshimet klimaterike për politikë bërësit në fushat e ndryshme si dhe aktorët e tjerë të interesuar.
-Auditimi i përbashkët mbi mbetjet e anijeve. Në këtë auditim kanë marrë pjesë SAI-t e Bullgarisë, Greqisë, Hungarisë, Irlandës, Norvegjisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Hollandës të cilat kanë kryer auditim të përbashkët në lidhje me përforcimin e rregullores për transportin e mbetjeve në Bashkimin Europian.
-Auditimi i përbashkët mbi Tregtimin e Emetimeve të CO2 në Atmosferë, ku Norvegjia dhe Danimarka janë koordinatorët e auditimit në të cilin kanë dhënë kontributin e tyre dhe Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia dhe Suedia.
-Auditimi i përbashkët i Këshillit Arktik, me pjesëmarrës SAI-t e Danimarkës, Norvegjisë, Rusisë, Suedisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Finlandës dhe Islandës, me koordinatorë SAI-t Norvegjia dhe Rusia. Qëllimi i auditimit është përshkrimi i sfidave mjedisore dhe ekonomike si dhe mundësive në Arktik.
-Raportimi i aktiviteteve nga AFROSAI WGEA, etj.
Gjatë ditëve të Takimit u organizuan Seanca Grupi mbi reflektimet nga të gjithë pjesëmarrësit, në lidhje me temat e takimit dhe prezantimet e paraqitura. Grupi pjesëmarrës i KLSH u tregua aktiv në dhënien e mendimeve në lidhje me eksperiencën e auditimeve në KLSH, sfidat si dhe rëndësinë që do të kishte pjesëmarrja në auditime të përbashkëta për institucionin tonë.