Klinton: “Luftoni korrupsionin, duhen institucione të forta dhe gjyqësor i efektshëm dhe i paanshëm”
02.11.2012
“Është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet. Kërkon studim logjik. Kërkon institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm. Kërkon që qeveria të jetë e hapur në mënyrë që qytetarët të na kërkojnë ne, drejtuesve, llogari. Atribute të tilla si këto sigurojnë që demokracia të japë rezultate konkrete për njerëzit. Dhe kur këto minohen, duhet dhënë llogari. Ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin.
Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë dhe të fitojë sepse në mbarë botën korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që ju gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Për këtë nuk ka përgjigje të lehtë. Është po aq i vjetër sa natyra njerëzore. Jam e sigurt që nëse do të kishte një përgjigje të lehtë, bota do ta kishte zgjidhur këtë problem kohë më parë.
Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar së bashku, për tu përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”