Njoftime

Organizimi i tryezave të rrumbullaketa në lidhje me ligjin e ri të KLSH-së

08.11.2012

Në datat 6-7 nëntor 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në bashkëpunim intensiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit në BE (DG-Budget) dhe me SIGMA-n, zhvilloi tre tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues nga ambientet akademike të jurisprudencës dhe të financave publike shqiptare, si dhe me shoqërinë civile të vendit. Spikaten pjesëmarrja dhe opinionet e shume pedagogeve të njohur të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Nga tryezat e punës të organizuara në këto dy dite konsultime intensive, rezultuan shume sugjerime të vlefshme që u reflektuan në draftin përfundimtar të Projekt-Ligjit me Amendimet për Ligjin e KLSH.