Njoftime

Respekt ndaj NIK-ut Polak

09.12.2012

 

Ky përkthim i botimit “Simbolet Polake” (Polskie Symbole) të Shtëpisë Botuese MULTICO Oficyna Wydawnicza është përgatitur nga një grup pune (Bujar Leskaj, Kozma Kondakçiu, Florion Bregasi, Luljeta Nano, Edvin Stefani, Keida Muça, Evis Çela, Evis Kreshpaj, Dalina Demi, Oljana Ifti, Ermira Vojka, Alkida Llakaj, Marvin Karalli, Redina Karapici, Xhuljeta Çelaj dhe Zamir Kurushi) i KLSH.

 

 

 

 

Përkthimi është një dedikim ndaj popullit Polak dhe krenarisë e identitetit të tij kombëtar, një shprehje e ndjenjave të simpatisë e respektit që Shqiptarët kanë ndaj këtij populli liridashës e mikpritës, ndaj sakrificave dhe përkushtimit të tij për pavarësinë.
Në të njëjtën kohë, ai është një shenjë miqësie, respekti dhe mirënjohje e KLSH-së dhe veçanerisht e Kryetarit z.Bujar Leskaj ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK) dhe Presidentit të saj, z. Jacek Jezierski, një personalitet i auditimit suprem europian dhe mik i Shqipërisë dhe i KLSH-së.
Ky përkthim i 100 vendeve, njerëzve dhe arritjeve të rëndësishme për Poloninë, Evropën dhe Botën u drejtohet audituesve të KLSH, por edhe të gjithë dashamirësve Shqiptarë të Polonisë dhe popullit Polak. Ai ndodhet i disponueshëm në faqen në internet të KLSH, por shumë shpejt do të botohet edhe në formën e një libri të printuar, pasi të marrë të drejtën e autorit në Poloni. 
E theksoj, përkthimi në shqip i librit “Simbolet Polake” është dedikim ndaj z. Jacek Jezierski, President i NIK dhe dashamirës e mbështetës i KLSH-së e Shqipërisë.