KLSH merr pjesë në Seminarin e 7-të të Auditimit të Performancës,organizuar nga WGITA.
08.05.2013
Vilnius, Lituani më 22-24 Prill 2013.
KLSH merr pjesë në Seminarin e organizuar nga Grupi i Punës për Auditimin e Teknologjisë së Informacionit të INTOSAI-t. Tema kryesore e Seminarit Auditimit të Performancës ishte "Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në promovimin e efikasitetit të menaxhimit të IT në Sektorin Publik".
Seminari u ndoq nga rreth 100 pjesëmarrës nga 48 vende nga gjithë bota, dhe u bënë prezantime nga përfaqësuesit e SAI-ve të Botsvanës, Indisë, Italisë, Kinës, Maltës, Norvegjisë, Pakistanit, Rusisë, Italisë, Lituanisë, Suedisë, Turqisë, dhe Zambies.
Nga KLSH në këtë seminar morën pjesë, përgjegjësi i sektorit IT Kozma Kondakciu dhe audituesi Hektor Kosova .
Pjesëmarrësit diskutuan çështjet e auditimit dhe menaxhimit më efektive të IT në sektorin publik, të sigurisë kibernetike përdorimit të mjeteve kompjuterike në auditim.
Ndër prezantimet veçojmë:
1.Nga përfaqësuesi i SAI-t të Botsvanës për metodologjinë e auditimit IT dhe rolin e udhëzuesve COBIT.
2.Nga përfaqësuesja e SAI-t të Norvegjisë u prezantua eksperienca në auditimin sektorit të drejtësisë duke përfshirë në këtë problemet e IT në ministrinë e drejtësisë, sigurimin publik, policinë e shtetit, gjykatat.
3.Nga përfaqësuesi i Gjykatës së Llogarive të Turqisë u paraqitën elemente të IT Audit në Auditimet e performancës (spitale, aksidenteve dhe sinjalistikes). Ky prezantim ishte interesant për ne që jemi në të njëjtin stad zhvillimi me gjykatën e llogarive të Turqisë në IT Audit.
4.Z. Dainius Jakimavičius, drejtori i Sistemeve të Informacionit dhe Auditimit Infrastrukturës Departamenti i Zyrës Kombëtare të Kontrollit të Lituanisë, prezantoi mbi auditimin "Menaxhimin e burimeve të informacionit të Shtetit". Ky auditim rekomandohet që të sigurojnë kushtet e nevojshme për menaxhimin e të gjitha burimeve të informacionit shtetërore.
5.Siguria kibernetike dhe prespektiva Indiane, nga R.M. JohrI Drejtor i Sitemeve të Informacionit të zyrës së CAG të Indisë ishte nga prezantimet me te ndjekura dhe u përshkua një historik i Krimit Kibernetik, format e kategoritë e tij si dhe masat mara nga CGA e Indisë për të luftuar e parandaluar atë.
6.Nga përfaqësuesi i Dhomës së Llogarive të Federatës Ruse u mbajt prezantimi mbi përdorimin e programeve speciale në auditimin e sistemeve IT.
Kolegët ruse kishin zhvilluar një program specifik për të gjitha fazat e kontrollit (nuk përdornin udhëzuesit COBIT) duke nisur nga planifikimi i kontrollit deri tek rekomandimet.
Në vleresimin sasior të projekteve IT përdornin koston e automatizimit të një vendi pune, ndërsa për vlerësimin cilësor përdornin indikatorët e vlerësimit të cilësisë nëpermjet ekspertëve dhe opinioneve
7.Nga përfaqësuesi i Gjykatës së Llogarive të Italisë u paraqit implementimi i sistemit “ConosCo”, i cili kishte zgjatur disa vite dhe i siguronte gjykatësve e prokurorëve informacionin e duhur online nga të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore, vendore edhe agjencitë publike pavarësisht nga sistemi i përdorur në ruajtjen e të dhënave.
Sistemi bënte verifikim dhe kthim përgjigje automatik të informacionit në rast se të dhënat nuk certifikoheshin.
Sistemi ishte i pajisur me mjetet e duhura për analizimin multidimensional të të dhënave.
Në mbyllje organizatorët falënderuan përfaqësuesit e SAI-ve që kontribuuan me prezantimet dhe diskutimet e tyre.
Konstatojmë se:
•Jo të gjitha SAI-et kanë struktura dhe janë në gjendje të kryejnë Auditime IT.
•Të gjitha vendet kanë kuptuar rëndësinë po bëjnë përpjekje për ngritjen e strukturave dhe kapaciteteve për të kryer Auditime IT.
•Të gjitha vendet pranojnë udhëzuesit COBIT në IT AUDIT.