Njoftime

Trajnim i moderatorëve për kryerjen e vetëvlerësimit të integritetit në Institucionet Supreme te Auditimit

03.06.2013

Nga Gjykata e Auditimit të Holandës, në Ankara të Turqisë u zhvillua kursi një javor me temë “Trajnim i moderatorëve për kryerjen e vetëvlerësimit të integritetit në Institucionet Supreme te Auditimit” (INTOSAINT-Moderator Training).  

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve si Polonia, Estonia, Hungaria, Zvicra, Maqedonia dy perfaqesues nga institucioni yne si dhe pjesëmarrës nga vendi pritës organizator Gjykata e Llogarisë së Turqisë.
Në këtë kurs u trajtuan konceptet bazë të INTOSAINT i cili është një instrument i modeluar posaçërisht, për nevoja specifike të Institucioneve Supreme te Auditimit dhe është e vlefshëm dhe i aplikueshëm për institucionet anëtare të organizatës ndërkombëtare të Institucioneve Supreme te Auditimit (INTOSAINT - INTOSAI Self Assesment Integrity) 
Ky instrument është targetuar në parandalimin e korrupsionit, implementimin e politikave te integritetit ne institucion si dhe rritjen e njohurive për integritetin në stafin e SAI-ve.
- Vetëvlerësimi i integritetit (SAINT) si instrument është zhvilluar nga Gjykata e Auditimit e Hollandës në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Byronë e Integritetit te Amsterdamit dhe kjo metodologji po përhapet në të gjitha vendet anëtare të INTOSAI-it.
Çështjet që u  trajtuan gjatë këtij aktivitetit u fokusuan kryesisht në këto drejtime:
- Rëndësia dhe qëllimi i trajnimit.
- Njohuritë dhe aftesitë baze që duhet të disponoj një moderatori i kualifikuar.
-Trajtimi teorik i koncepteve bazë të integritetit, dilemat e trajnimit.
-Metodologjia e INTOSAINT , konceptet e vetëvlerësimit dhe përdorimi i instrumentit të INTOSAINT në Institucionet Supreme të Auditimit
-Përcaktimi fushave dhe proceseve me vulnerabël (me ndjeshmëri të lartë) vlerësimi dhe matja e treguesit të vulnerabilitetit-Profili i vulnerabilitetit.
-Analiza e riskut , kryerja e analizave të boshllëqeve në sistemin e kontrollit të integritetit, matja e nivelit të maturitetit të kontrolleve të integritetit etj.
-Përgatitja e Raportit për menaxhimit, dhënia e rekomandimeve për uljen e nivelit të vulnerabilitetit dhe forcimin e e sistemit të kontrollit të integritetit (ICS) .
Zhvillimi i këtij kursi trajnimi ishte me një profil interaktiv dhe një pjesëmarrje aktive të përfaqësuesve të çdo vendi.

Outputet e këtij kursi trajnimi ishin që:
a) ALSAI të përgatiste dy moderatorë të cilët të jenë në gjendje të kryejne një “Vete vlerësim të integritetit” në Institucionin e KLSH-së deri në dhjetor të vitit 2013 si  dhe
b)Te aktivizohen në kryerjen e workshopeve rajonale si  moderatorë për periudhën e ardhshme 2013-2014 sipas kërkesave të institucioneve homologe.
Sa më sipër pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë kurs trajnimi ishte një mundësi më shumë për të përftuar nga eksperienca e Gjykatës së Auditimit të Hollandës në implementimin e këtij instrumenti, si dhe nga eksperienca e vendeve pjesmarëse.
Në periudhën në vijim nga ana e dy moderatorëve do të zhvillohen seminare në nivel departamenti me të gjithë audituesit e KLSH-së për të rritjen e shkallës së njohurive në lidhje me teorinë e integritetit, rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në zhvillimin e SAINT në sektorin publik etj.

Përsa i përket kryerjes së vetëvlerësimit të integritetit në institucionin e KLSH-së,  është parashikuar që të kryhet gjatë tremujorit të katërt të 2013.