Njoftime

KLSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Gjykatën e Audituesve të Austrisë

08.07.2013

Sot më 08 korrik 2013, në Vjenë të Austrisë, z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Gjykatës së Audituesve të Austrisë, dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshem i INTOSAI, Dr. Josef Moser.

foto marrveshje austri 2

Marrëveshja u përgatit në bazë të Nenit 15 të Deklaratës së Limës, të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit Suprem (INTOSAI) si edhe të Organizates Europiane të Institucioneve të Auditimit Suprem (EUROSAI).

Dokumenti i nënshkruar është me shumë vlera për KLSH-në. Institucioni Suprem i Auditimit i Austrise, krahas traditave audituese 250 vjeçare, është ndër institucionet më moderne dhe profesionale në Evropë. Presidenti i tij Dr. Josef Moser përfaqëson një nga figurat më të njohura në komunitetin e auditimit suprem në botë.
Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Gjykata e Audituesve të Austrisë do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese, përmes vizitave të punës, trajnime për audituesit shqiptarë, mundësisë për auditime të përbashkëta, etj.