Takime dhe biseda pune të Kryetarit të KLSH-së gjatë Kongresit INCOSAI XXI
31.10.2013
Z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, zhvilloi biseda të gjata dhe takime pune me homologë të SAI-ve partnere dhe të SAI-ve të tjerë pjesëmarrës në punimet e kongresit.
Në fokus të këtyre diskutimeve, ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekzistuese me SAI-t partnere, me të cilët tashmë KLSH ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi, të cilat janë konkretizuar në pjesën më të madhe të tyre, por edhe zhvillimi i marrëdhënieve të ndërsjella me SAI të tjerë të përparuar, me qëllim ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve si dhe modernizimin e mëtejshëm të institucionit.