Njoftime

Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë për herë të parë në Panairin e Librit

13.11.2013

Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë për herë të parë në Panairin e Librit që zhvillohet në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në datat 13 – 17 nëntor 2013. KLSH paraqitet me serinë e tij të botimeve 2012-2013, me 17 tituj :

- Revista Shkencore “Auditimi  Publik”, nr.1-nr.5, në gjuhen shqipe dhe në gjuhën angleze. ”.Kjo Revistë, është njohur tashmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si “Revistë Shkencore”. Gjithashtu, revista “Auditimi Publik”, është pajisur edhe me kodin e standardizuar ndërkombëtar që lejon identifikimin e çdo botimi në seri, ISSN (International Standard Serial Number), nga Qendra Ndërkombëtare e lëshimit të ISSN.

 

- KLSH analiza vjetore 2011     
- KLSH në Kuvend, 2011      
- KLSH Analiza 6 mujore 2012      
- Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit (1925-2012)  
- Standartet e Auditimit INTOSAI (The International Organisation of Supreme Audit Institutions)
- Institucionet Supreme të Auditimit (EUROSAI, European Organisation of Supreme Audit Institutions )
- Manuali i Auditimit të Performancës 
- “KLSH, analiza vjetore 2012” 
- Performanca e KLSH  2012 (në shqip dhe në anglisht)
- Udhëzues i Auditimit Financiar (ISSAI 1000-2999)
- Udhëzues për Auditimin e Përputhshmërisë (ISSAI 4000-4200)
- Raportimi i Auditimit-Guide

ok1_copy_1

Të gjithë të interesuarit për këto botime mund të paraqiten në Stendën e KLSH-së , në katin e dytë, në Panairin e Librit, në Pallatin e Kongreseve ose në Kontrollin e Lartë të Shtetit në adresën : Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”,  nr. 3, Tiranë.