Njoftime

KLSH në Konferencën e gjashtë vjetore të ZAP Kosovë

11.07.2014

Nga data 9-11 korrik 2014, u zhvillua në Tiranë, Konferenca e VI-të Vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Në këtë aktivitet me ftesë të Auditorit të Përgjithshëm z. Lars Lage Olofsson, mori pjesë edhe një grup i gjerë audituesish dhe drejtuesish të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Konferenca e VI-të, e vuri theksin në identifikimin e sukseseve dhe pikave të dobta përgjatë periudhë së kaluar, si dhe në përcaktimin e përmirësimeve të nevojshme. Katër objektivat kryesore të përcaktuara ishin:

- rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet në përmbajtje të planit vjetor dhe atij strategjik;
- inputet e marra nga plani vjetor;
- Plani Strategjik i Zhvillimit dhe;
- eksperienca e stafit

Rreth këtyre arritjeve u diskutua gjerësisht me fokus të veçantë në “Mësimet e mësuara gjatë vitit të kaluar” si dhe “Ballafaqimi me to në periudhat afat-shkurtër dhe afat-gjatë”.
Në seancën plenare të ditës së parë, Konferenca u përshëndet edhe nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj. Z.Leskaj në fjalën e tij e vuri theksin në marrëdhënien ndërmjet dy institucioneve, e cila pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ka ecur me ritme të larta dhe me aktivitete të përbashkëta të realizuara, por bazuar në moton e INTOSAI-t “Experentia Mutua Omnibus Prodest” dhe në dobinë e përbashkët institucionale, duhet të intensifikohet edhe më shumë nëpërmjet auditimeve të përbashkëta. Bashkëpunimi midis dy institucioneve tona duhet të shtrihet në nivel departamentesh, duke ecur në progresion gjeometrik dhe jo aritmetik.

Nga KLSH, u kërkua që ZAP i Kosovës të vendosë si pikë të veçantë në Strategjinë e Zhvillimit 2014-2020 të ZAP-t, marrëveshjen me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Z.Leskaj gjithashtu, solli në vëmendje mësimet e nxjerra nga Kongresi i XXI i INCOSAI-t, ku u theksua veçanërisht tematika e trajtuar gjatë kongresit mbi “Auditimin publik në shërbim të qeverisjes së mirë”, që do të jetë edhe tema kryesore e Konferencës së tretë Shkencore që do të organizohet nga KLSH në muajin tetor 2014; roli i institucioneve supreme të auditimit në mirë-qeverisje dhe objektivat për ta kryer sa më mirë këtë detyrë, si dhe përgjegjësitë që i dalin të gjithë audituesve publikë në shërbim të kësaj qeverisjeje për të punuar me integritet dhe transparencë. Z.Leskaj në përfundim, vijoi me një ekspoze të aktivitietit të KLSH-së për vitin 2013 dhe arritjet përgjatë vitit 2014 duke përmendur risitë e sjella në institucion.

Fjala e plotë e z.Bujar Leskaj

Në Konferencë ishin ftuar për të kontribuar edhe partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si përfaqësuesi i SIGMA-s, z.Joop Vrolijk, i cili foli për rolin e SAI-ve në auditimin e fondeve të BE-së si instrument Para-Anëtarësimit, përfaqësues të SAI-ve të vendeve anëtare në BE, etj.

p7100581

Gjatë punimeve, u organizuan tavolina të rrumbullakta ndërmjet anëtarëve të stafit, ku të gjithën sollën eksperiencën e tyre dhe sugjerimet për përmirësime në planin vjetor e strategjik të ZAP. Në këto tryeza, u përfshinë me eksperiencën e tyre edhe audituesit e KLSH-së.

Grupi i audituesve të KLSH-së pjesëmarrës në dy ditët e zhvillimit të aktivitetit të ZAP-t, përbëhej nga:
1.Albana Agolli, Drejtore Departamenti
2.Irena Islami, Përgjegjëse Sektori
3.Albana Gjinopulli, Përgjegjëse Sektori
4.Dëshira Huqi, Përgjegjëse Sektori
5.Koço Sokoli, Përgjegjës Sektori
6.Selfo Zeneli, Krye/auditues
7.Gjovalin Preçi, Krye/auditues
8.Evis Çela, Krye/audituese
9.Pjetër Beleshi, Auditues i Lartë
10.Bexhet Zeqiri, Auditues i Lartë
11.Alfred Zylfi, Auditues i Lartë
12.Edvin Stefani, Auditues i Lartë
13.Anesti Gjika, Auditues i I
14.Brunilda Zeneli, Audituese e I
15.Hektor Kosova, Auditues i I
16.Alma Shehu, Audituese e I
17.Ermira Vojka, Specialiste/Audituese e I
18.Rezart Golemaj, Auditues i II