Njoftime

KLSH promovon botimet në Painairin e Librit

13.11.2014

Në datën 13. 11.2014,  në një nga mjediset   e promovimeve  të librave dhe botimeve të ndryshme të Pallatit të Kongreseve,  Kontrolli i Lartë i Shtetit,  në vazhdën e veprimtarive që zhvillon  për çdo vit,  promovoi botimet e veta  të periudhës 2012- 2014.

dita e librit

Qëllimi i këtyre botimeve është implementimi i strategjisë EUROSAI  2012 - 2017 dhe i strategjisë së KLSH për vitet 2013-2017, sidomos mundësimi i publikut të gjerë dhe përdoruesve specifikë, që të  përfitojnë një kuptim më të mirë  të praktikave dhe profesionalizmit të institucionit. Po ashtu me anë të këtyre botimeve, KLSH synon stimulimin e memories institucionale, të kompetencës profesionale të audituesve  si dhe ofrimin e bazës për kryerjen me sukses  të  auditimeve të tilla, si ai i performancës. Botimet përfaqësojnë punën e përbashkët sipas motos së INTOSAI –t ( Komunitetit të Institucioneve Supreme  të Auditimit Publik”) ... “Experientia mutua omnibus prodest” ( Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë).

panairi i librit 2014 panairi 2014
panairi librit panairi 2014 klsh

Botimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit pasqyrojnë dhe përfshijnë katër objektivat themelore  të strategjisë së EUROSAI,  2011- 2017: ndërtimin e kapaciteteve, standardëve profesionale , shkëmbimin e njohurive  e të eksperiencave dhe menaxhimin në përputhje  me parimet e qeverisjes së mirë e të komunikimit të dobishëm. Kjo  kolanë , e cila do të pasurohet nga viti në vit do të paraqes, njëkohësisht, reformat e thella që ka nisur institucioni, për të forcuar auditimin financiar e për të sjellë në vëmendje auditimin e performancës. Një pjesë e këtyre botimeve përmban materiale dhe nga të dy konferencat e para shkencore të KLSH.
Lidhur me kolanën e botimeve folën  auditues dhe  drejtues të KLSH për rëndësinë dhe vlerat e këtyre botimeve. Znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme, mbajti temën:
“Prezantimi i botimeve të KLSH për vitet 2012-2014, si dëshmi e modernizimit institucional”... Znj. Manjola Naco, Drejtore Departamenti, foli per librin : “  Auditimi i Borxhit Publik”... Z. Muhamed Kavaja diskutoi për “ Prezencën e audituesve në median e shkruar një praktike e re në KLSH”, i cili, midis të tjera, me të drejtë,  i dha zë  meritës  së  Kryetarit të KLSH, z. Bujar Leskaj, që nxiti dhe frymëzoi shpirtin e debatit të punonjësve të Institucionit, në të gjitha  mediet e shkruara. Ai e quajti risi këtë praktike në këtë institucion, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më pare, me përjashtim të ndonjë rasti  veçantë... Në këtë veprimtari përshëndetën të ftuarit e nderit Prof. Dr. Jorgji Bollano, studiuesi i letrave shqipe,  z. Ndricim Kulla,  si dhe z.Sazan Guri. Ky promovim ishte i dyti i këtij lloji nga Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit.