Njoftime

Zhvillohet takimi i Grupit të Punës për Rishikimin e ISSAI 30

13.11.2014

Në datat 13-14 Tetor 2014 në Varshavë, Poloni u organizua takimi i rradhës së Grupit të Punës “Për rishikimin e standartit Ndërkombëtar të Auditimit ISSAI 30, Kodi Etikës”. Në këtë aktivitet Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Luljeta Nano, Sekretar i Përgjithsëm dhe Miranda Haxhia Audituese e Lartë.
Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit të Standarteve Profesionale ( PCS) në Qershor të vitit 2013 vendosi rishikimin e ISSAI 30 ; Kodi Etik i miratuar 1998.
Faza e parë e projektit për rishikimin e këtij standarti ishte nisja e një vlerësimi nëse ISSAI 30 është i përshtatshëm referuar statusit të auditimit të sektorin publik ne nivel global.
Projekti i rishikimit të ISSAI 30, filloi me nje ekip perfaqësuesish të Institucioneve Supreme te Auditimit (mbi baza vullnetare) të Polonisë, Indonezisë, Portugalisë, të Anglisë dhe Amerikës.
Pas përcaktimit dhe marrjes së vendimit për domosdoshmërinë e rishikimit të këtij standarti shfaqën interesin edhe një sërë përfaqësuesish nga SAI te tjerë dhe grupi i rishikimit ( RG) të ISSAI 30 përbehet nga përfaqësues të SAI te këtyre vendeve: Shqipërisë, Kilit, Hungarisë, Indonezisë, Kuvajtit, Meksikës,Namibisë, Hollandës, Zelandës së Re, Portugalisë, Afrikës së Jugut, Anglisë dhe SHBA-së.  Ky grup kryesohet nga SAI Polak i përfaqësuar nga Z.Jacek Jezierski Këshilltari i Presidentit i SAI-t Polak.
Në takimin e zhvilluar në Varshavë në Poloni morën pjesë 15 Përfaqësues të SAI-ve si dhe përfaqësues nga Gjykata Europiane e Llogarive dhe nga IFAC.  Ne kete takim moren pjese dy përfaqësues edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Qëllimi kryesor i organizimit të këtij takimi ishte diskutimi i një sërë cështjeve që kishin të bënin me rishikimin e ISSAI 30, aprovimi i strukturës përmbajtjes së ISSAI 30 si dhe mbulimi (kontributi) i çdo anëtari të grupit (SAI) për të hartuar pjesën përkatëse.

Në këtë aktivitet grupi i rishikimit u fokusua në diskutimin e disa aspekteve të rëndësishme si:

- Dokumenti i Kodit te Etikës duhet të trajtohet dhe konsiderohet si një dokument  që i adresohet i) Institucionit të SAI-t në tërësi, ii) audituesve, iii) jo audituesve, si dhe duke konsideruar palët e treta si: Kuvendin, publikun, subjektet e auditimit etj.

-Theksimi i rëndësisë se kulturës etike dhe parimeve si instrumente në parandalimin e sjelleve dhe veprimeve jo etike.

-Konsistenca e ISSAI 30 me Standartet e tjera Ndërkombëtare të Auditimit si ISSAI 12 “Te mirat dhe dobite e SAI-t”, ISSAI 10 “Deklarata e Meksikos”, ISSAI 40 “Kontrolli i cilësisë” etj.

-Diskutimi dhe ndryshimi i kuptimit midis parimeve dhe vlerave  (principles and core values).

-Konsiderimi dhe konsistenca me parimet e organizatave të tjera të njohura në nivel global , si Kodin e etikes se IFAC .

-Diskutimi i domosdoshmërisë së monitorimit të veprimtarisë së menaxhimit në përputhje me kërkesat etike.

-Hartimi i strukturës së përmbajtjes së ISSAI-së.

Një vënd të vecantë në diskutimet dhe shkembimin e ideve ishte edhe konkludimi që ky standart do të përmbante trajtimin e vlerave më kryesore etike si:

1.Pavarësia
2.Integriteti
3.Kompetenca profesionale
4.Sjellja profesionale

Më pas u kalua në ndarjen dhe marrjen e përgjegjësive nga çdo SAI për draftimin sipas përkatësisë së çdo parimi të sipër cituar.

Përfaqësuesit e KLSH morën përsipër që në bashkepunim me SAI-n e Kilit të draftonin trajtimin e parimit “Kompetenca profesionale”. Kontributi i secilit SAI do do te prezantohet ne nje takim tjeter te grupit te punes që do te organizohet ne Muajin Shkurt 2015.