Njoftim për Shtyp
27.02.2015
KLSH Kallëzon në Prokurori ish-Regjistruesen dhe 3 Specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit 767/1, datë 01.08.2014, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, për periudhën e veprimtarisë nga Janar 2012 deri më Shtator 2014. Raporti Përfundimtar i Auditimit të kryer në ZVRPP Elbasan dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 181, datë 26.12.2014 dhe dërguar në ZVRPP Elbasan me shkresën nr. 767/14, datë 26.12.2014.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Ish-Regjistruesen R. P. dhe 3 Specialistë të këtij institucioni, J. V. me detyrë Jurist, Z. I. me detyrë Hartograf dhe A. K. me detyrë Juriste, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer:
Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me zbatimin e tyre në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë aplikimin dhe regjistrimin e pasurive të përfituara me Leje Legalizimi, brenda zonës liqenore të Belshit, ku ndalohet zhvillimi i ndërtimit dhe nuk lejohet legalizimi i objekteve dhe blerja e truallit; leje legalizimi për ndërtime të ngritura mbi prona/objekte shtetërore, kanë regjistruar tokë bujqësore ku titulli i pronësisë (AMTP) është në kundërshtim; kanë pozicionuar pasuri jo sipas aktit të fitimit të tij por sipas kërkesës, regjistruar AMTP me tepër se norma për frymë, por dhe shkelje të tjera, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, shfuqizuar me ligjin nr. 33/2012, datë 21.3.2012, "Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme", ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, ligjin nr. 8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore” dhe VKM nr. 438, datë 28.6.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim”, ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, UKM nr. 2, datë 08.04.2009 dhe UKM nr. 3, datë 13.06.2013, “Për mënyrën e Procedimit të Organeve të Administratës Publike për Pasuritë e Paluajtshme të Fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)” etj.
Konkretisht KLSH konstatoi:
Në 4 raste në Zonën Liqenore të Belshit janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, kur objektet, nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi ndodhen brenda sipërfaqes liqenore, madje të regjistruara më parë nga ZVRPP Elbasan në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme (KPP) në zërin kadastral “liqen”. Veprime në papajtueshmëri të procedurave ligjore e nënligjore të përcaktuara për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme dhe konkretisht me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, shfuqizuar me ligjin nr. 33/2012, datë 21.3.2012, "Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme", ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, ligjin nr. 8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore” dhe VKM nr. 438, datë 28.6.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim”.
Në 5 raste janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, kur objektet e ngritura nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi janë ndërtuar mbi pronë shtetërore të regjistruar më parë në pronësi të shtetit, kjo sipas regjistrimit në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme (KPP). ZVRPP Elbasan nuk ka vepruar me identifikimin, veçimin dhe regjistrimin në pronësi “shtet”, të pasurisë të regjistruara më tepër se AMTP, por ka pajisur familjet fermerë me dokument pronësie sipas sipërfaqes faktike në terren, edhe pse për këto pasuri nga Këshilli i Qarkut Elbasan, Komisioni i Ndarjes së Tokës është kërkuar zyrtarisht që familjeve fermerë tu hiqet sipërfaqja e tokës tepër, e marrë mbi normën për frymë.
Veprime në papajtueshmëri të procedurave ligjore e nënligjore të përcaktuara për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme dhe konkretisht me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, shfuqizuar me ligjin nr. 33/2012, datë 21.3.2012, "Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme", ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, dhe VKM nr. 438, datë 28.6.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim”. UKM nr. 2, datë 08.4.2009 dhe UKM nr. 3, datë 13.6.2013, “Për mënyrën e Procedimit të Organeve të Administratës Publike për Pasuritë e Paluajtshme të Fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi.
Në 9 raste janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), kur ka rezultuar se për regjistrimin e këtyre pasurive dokumentacioni tekniko-ligjor i përdorur për regjistrim është fotokopje e panjësuar nga origjinali; certifikata familjare është e datës 01.10.1992, kur ligji kërkon që për regjistrimin e AMTP-ve të fituara në tokat e ish-kooperativave bujqësore duhet të jetë certifikata e gjendjes familjare më datë 01.08.1991, si dhe Pozicionimi i pronave, sipas AMTP, nuk përputhen me kufizimet e regjistrimeve të bërë nga ZVRPP, pra është bërë pozicionimi jo sipas dokumentit por sipas kërkesës.
(AMTP)” etj.
Në 1(një) rast në ZK 8522 qyteti Elbasan, është pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie përfituesi, për truall me sipërfaqe 497,60 m2, kur dokumentacioni i pronësisë mbi truallin është për një sipërfaqe prej 150.09 m2, pra, duke regjistruar më tepër se dokumenti, sipërfaqen prej 346,70 m2, e cila duhet të ishte regjistruar në favor të pronarit “shtet”. Veprime këto në mospërputhje me VKM nr. 200, datë 19.02.2009 “Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimin e oborreve në përdorim, për llogari të fondit të kompensimit financiar”, të ndryshuar.
Në 1 ( një) rast bazuar në një letër ankimore nga qytetari F.M drejtuar KLSH, është konstatuar se ZVRPP Elbasan, nuk ka vlerësuar dhe trajtuar në mënyrë të hollësishme dhe të përgjegjshme, disponimet dhe dokumentet ligjore që ka mbi objektet e gjykimit dhe vendime të gjykatës të paraqitura për regjistrim nga ankuesi e vendosjen e kufizimeve mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruar në kundërshtim me ligjin nga persona të tjerë, duke lejuar që pasuritë e përfituara në mënyrë të kundraligjshme, të disponohen e gëzohen pa asnjë lloj kufizimi, nga mbajtësit e paligjshëm të titujve të pronësisë.
Mbështetur sa më sipër, KLSH me shkresën nr. 767/18, datë 26.02.2015 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish-regjistruesen R. P. dhe 3 specialistë të këtij institucioni : J. V me detyrë Jurist, Z. I. me detyrë Hartograf dhe A. K. me detyrë Juriste, të cilët, për mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale, “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjithashtu është kërkuar largimi nga detyra për personat e sipërshënuar.