Takim i grupit të punës të projektit të ITSA dhe ITASA
25.03.2015
Në datat 24-25 mars 2015 në Zyrën Federale të Auditimit të Zvicrës u mbajt takimi i grupit të punës mbi Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit (ITSA) dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (ITASA), projekt i kryesuar nga Zyra e Auditimit të Zvicrës.
Takimi u zhvillua me moton e:
•Nxitjes së shkëmbimit të ndërsjellët të përvojave ndërmjet SAI-ve;
•Inkurajimit të zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të fushës;
•Zbatimin e iniciativave të Komitetit të Përhershëm të INTOSAI-t për Auditimin e IT;
Në takim merrnin pjesë përfaqësues nga institucionet e Auditimit të: Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Francës, Hungarisë, Lituanisë, Moldavisë, Holandës, Polonisë, Rusisë, Turqisë dhe Zvicrës.Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë z. Kozma Kondakçiu, Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit dhe z. Benard Haka Auditues.
Gjatë takimit dy ditor u trajtuan:
1.Ndjekja e rezultateve dhe veprimeve të lëna në simpoziumin shkencor mbi IT zhvilluar në Potsdam të Gjermanisë në lidhje me ITSA dhe ITASA ( Mars 2014).
2.Zhvillimet e Metodologjisë së vetëvlerësimit dhe tendenca për ta kthyer atë në i-vetëvlerësim , ku veçojmë paraqitjen e përdorimit të mjeteve web online (në kryerjen e pyetësorëve të këtij procesi) nga SAI i Zvicrës si dhe paraqitja e mjeteve shumë gjuhësh të zhvilluara në Excel për përfitimin e shpejtë të rezultateve te vetëvlerësimit ( në më pak se ½ orë ) zhvilluar nga z. Ferenc Borsos i SAI-t Hungarez.
3.Shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet prezantimit të rezultateve të vetëvlerësimeve të zhvilluara në vitet 2014-2015 në Sllovaki, Belgjikë, Lituani, Estoni e Shqipëri.
Nga ana e përfaqësuesve të KLSH më datë 25.03.2015 për rreth 25 minuta u krye prezantimi i ITSA-s së kryer në periudhën 29 shtator - 1 tetor 2014 me moderim nga Massimo Magnini dhe Alberto Paridi dhe zëvendës moderator Kozma Kondakçiu.
Në prezantim krahas njohjes së të pranishmeve me rezultatet e këtij vetëvlerësimi nga prezantuesi Kozma Kondakçiu u bë një njohje e të pranishmëve me të dhëna mbi Shqipërinë, dhe Institucionin e saj Suprem të Auditimit.
Me interes dhe vlerësim u ndoq historiku i zhvillimit të IT përpjekjet dhe investimet e kryera në teknologjinë e informacionit në vitet 2011-2014.
Pas prezantimit të rezultateve të vetëvlerësimit u fokusuam në ndjekjen e zbatimit të detyrave të dala nga vetëvlerësimi i IT ku u veçua:
-ndryshimet strukturore;
-përmirësimet ligjore;
-përgatitja e akteve rregullatorë;
-përg atitja e dokumenteve standarde dhe template;
-përpjekjet për informatizimin e proceseve të punës në institucion;
Zhvillimi i vetëvlerësim të integritetit si pjesë së zhvillimit të analizës vjetore 2014 duke zbatuar mjetet e vlerësimit të ngjashme me ato të propozuara u ndoq me interes dhe pyetje nga të pranishmit.
Në vazhdim të takimit në ditën e dytë u paraqitën rezultatet e auditimeve paralele 2014-2015 për:
-Pasaportat biometrike;
-Mbrojtjes së të dhënave me pjesëmarrjen e SAI-ve të: Moldovisë, Maltës, Lituanisë, Estonisë, Hungarisë, Belgjikës drafti i programit të auditimit do të ndahet me pjesëmarrësit e takimit në fund të muajit mars;
Në perfundim pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me ide e projekte të ardhshme të grupit të IT.
Gjatë qëndrimit u zhvilluan takime e biseda të veçanta me përfaqësues të SAI-ve pjesëmarrës, dhe u vendosën pika kontakti me ta për një bashkëpunim të mëtejshëm.
Vlen të përmendet kontakti me përfaqësuesin e SAI të Holandës z. Henk Van Der Geest i cili është pjesë e trajnimit të IT Audit në ZAP-in e Kosovës në kuadër të projektit të binjakëzimit që kjo e fundit po përfiton nga BE.
Për këtë u bisedua për mundësinë e kryqëzimit të përfitimeve dypalëshe nga trajnimet e përfituara nga binjakëzimi i Shqipërisë me SAI-n Polak dhe Kosovës me gjykatën e llogarive të Holandës.
Në fund të takimit u miratuan:
• Plani i Auditimeve paralele në IT Audit;
• Programi për kryerjen e ITSA dhe ITASA në dy vitet e ardhshme ku një vend ju rezervua edhe Shqipërisë për përfitimin nga këto procese.
Përgatitja e takimit të Varshavës 1-2 korrik 2015 të ITWG, që do të pasojë takimin e INTOSAI të 29 Qershor-1 Korrik 2015.