Njoftime

Auditues të KLSH-së përfundojnë me sukses kursin E-learning mbi Hartimin e Buxhetit organizuar nga CEF

03.04.2015

Qendra për Ekselencë në Financë, CEF me qëndër në Lubjanë, Slloveni organizoi përgjatë periudhës 23 shkurt-23 mars, 2015 kursin online mbi “Hartimin e Buxhetit”.
Ky kurs u zhvillua si pjesë e projektit mbi Planifikimin Strategjik dhe Buxhetin të financuar nga BE. Qëllimi i kursit është të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të vendeve përftuese në hartimin dhe zbatimin e politikave makro-fiskale, afat-mesme.
Kursi online ishte organizuar në 4 module ku secili prej tyre zgjati 1 javë. Nga KLSH aplikuan dhe fituan të drejtën e pjesëmarrjes 7 auditues të rinj dhe me përvojë, të cilët u përfshinë në një angazhim javor prej 7-10 orë me qëllim përfitimin maksimal nga kursi ku u përmbushën modulet si vijon:
Moduli i I - Menaxhimi Publik Financiar: Roli i hartimit të buxhetit në ciklin e buxhetit;
Moduli i II - Hartimi i buxhetit: Hapat kryesorë;
Moduli i III - Buxheti afat-mesëm;
Moduli i IV - Klasifikimi i buxhetit, programimi dhe performanca e zbatimit të buxhetit.

Kursin e përmbyllën me sukses dhe u pajisën me çertifikatën përkatëse të CEF këta auditues:

Gerti Bode
Rezart Golemaj
Yrjada Jahja
Erjola Meçaj
Yllka Pulashi
Blerin Shkurti
Ina Sokoli

Të shtatë audituesve të KLSH që janë certifikuar, ju  urojmë suksese të mëtejshme!