Njoftime

Task Force On Banking Supervision, zhvillon në Hagë takimin mbi mbikëqyrjen bankare.

15.10.2015

 

20.10.2015

Në datë 15 dhe 16 Tetor 2015,  Task Forca për mbikëqyrjen bankare zhvilloi një takim në Hagë (Holandë) për të diskutuar propozimin për “Auditimin paralel të mbikëqyrjes bankare Post-SSM ”. Qëllimi ishte që të mësohet  nga eksperiencat e fundit në fushën e mbikëqyrjes bankare nga 

Zyra e Kontabilitetit e  Shteteve të Bashkuara, Zyra Kombëtare e Auditimit e Mbretërisë së Bashkuar si dhe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, si dhe në të njëjtën kohë për të vendosur se cilët institucione kombëtare të Auditimit Suprem do të jenë të gatshëm të marrin pjesë aktivisht në një proces auditimi paralel  propozuar për mbikëqyrjen bankare kujdesshme.

Që prej krijimit të unionit bankar, sistemi i mbikëqyrjes bankare, zgjidhjet, garancitë financiare dhe kërkesat e tjera (për kapital) kanë ndryshuar si nga ana proceduriale ashtu edhe në mënyrë thelbësore. Një sistem i mbikëqyrjes bankare plotësisht i auditueshme, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm  mund të arrihet në vendet e BE dhe ato që aspirojnë integrimin në këtë union, vetëm atëherë kur SAI kombëtare dhe Gjykata Evropiane e Auditimi (ECA) të punojnë ngushtësisht së bashku.

Në takimin e Task Forcës për mbikëqyrjen bankare zhvilluar në 15 dhe 16 tetor 2015 në Hagë ishin të pranishëm përfaqësues nga SAI e vendeve në vijim: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Qipro, Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Finlanda, Gjermania, Irlanda, Holandë, Poloni, Spanjë , Rumani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar. KLSH u përfaqësua nga një ekspert dhe një audituese. Ky takim u zhvillua ne dy dite me aktivitetet respektive:

Dita e parë, 15 Tetor 2015 nisi me Prezantimin e Zyrës së Kontabilitetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas u paraqiten dhe prezantimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.
Prezantimi i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) me titull “Auditimi i parë i mekanizmit të  vetëm mbikëqyrjes ” trajtoi çështje lidhur me punën e bërë në përgjithësi në lidhje me Mekanizmin e Vetëm të Auditimit, lidhur me mandatin e ECA në lidhje me këtë proces, kriteret për një sistem të vetëm auditimi si dhe u prezantuan eksperiencat nga autiditimet e shkuara.
Pas tre prezantimeve, Task Forca e ngritur për mbikëqyrjen bankare u nda në 4 grupe më të vogla për të diskutuar draftin fillestar të auditimit të mbikëqyrjes bankare. Qëllimi i këtyre grupeve më të vogla ishte diskutimi dhe ofrimi i propozimeve lidhur me korrigjimet që mund ti bëheshin draftit fillestar.

Dita e dytë, 16 Tetor 2015 kishte në fokus prezantimin e grupit të punës (SAI Holandë dhe SAI Gjermani) dhe diskutimin në detaje të draftit të rishikuar dhe i  mënyrës se si përfundimet e ditës së parë do të përdoren në draft. Përfundimet e nxjerra nga diskutimet në seancën plenare si dhe nga diskutimet e grupeve të vogla që u zhvilluan një ditë më parë, u përdorën si një bazë  mbi të cilën u realizuan korrigjime dhe shtuar argumente në draftin fillestar të planit të auditimit. Sugjerimet nga grupet e diskutimit përfshinë tre çështjet e mëposhtme:

1) Objektivat e auditit.
2) Qasjen e auditimit
3) Strategjitë dhe komunikimin

Çështjet e mësipërme u diskutuan në gjysmën e parë të ditës së dytë (deri në orën 13:30). Më pas u vendos se cilën SAI do të merrnin pjesë në diskutimet e mëtejshme të pjesës së dytë ku do të përcaktoheshin detajet finale të draftit fillestar të planit të auditit. Në këtë pjesë të dytë morën pjesë përfaqësuesit nga SAI i Austrisë, Qipros, Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës. Në fund të diskutimeve u vendos që SAI i Gjermanisë dhe Holandës do të takoheshin përsëri me qëllim që të finalizonin draftin e planit të auditit. Drafti që do te rezultojë nga ky takim do të dërgohet të gjithë përfaqësuesve të gjithë SAI pjesëmarrëse për komente të mëtejshme. Objektivi është që brenda viti 2015 drafti të përfundojë dhe të dërgohet në të gjithë SAI e vendeve të BE  dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.