Njoftime

KLSH raporton në takimin e 7 të Nënkomitetit Bashkimi Europian-Shqipëri për “Çështjet Ekonomike, Financiare dhe Statistikat”.

15.12.2015

 

16.12.2015

Në datën 15 Dhjetor 2015, u zhvillua në Bruksel, takimi i 7-të i Nënkomitetit Bashkimi Europian-Shqipëri për “Çështjet Ekonomike, Financiare dhe Statistikat”.  
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të 13 institucioneve të ndryshme Shqiptare ku Kontrolli i Lartë i Shtetit përfaqësohej nga Sekretarja e Përgjithshme Zj. Luljeta Nano dhe Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve Z. Ermal Yzeiraj.

Në këtë takim, nga ana e përfaqësuesve të KLSH-së, u krye një prezantim përmbledhës mbi përmbushjen e objektivave të shtyllës nr. VI të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, “Auditimi i jashtëm -Mbikëqyrja efektive e Financave Publike” për çështjet si më poshtë vijon:
1.Progresi i zhvillimit institucional pas miratimit të Ligjit të ri 154/2014 “Mbi Organizimin dhe Fuksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”
2.Rezultatet e auditimeve gjate vitit 2015, ndjekja e zbatimit të rekomandimeve.  
3.Roli i KLSH-së në luftën kundër mashtrimit e korrupsionit dhe situata aktuale për rastet e raportura në Prokurorinë e Përgjithshme nga KLSH-ja.

Gjatë prezantimit, u vu theksi në ngritjen e grupeve të punës dhe përgatitjen e finalizimin e disa dokumenteve bazike të veprimtarisë së KLSh-së përgjatë vitit 2015 dhe konkretisht:  
•Rishikimi i Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2013-2017 për periudhën 2015-2017, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSh-së nr. 42, datë 31.03.3015.
•Hartimi i Strategjisë së Implementimit të Standarteve të Auditimit përgatitur në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së nënshkruar me EUROSAI bazuar në programin 3-i të IDI-INTOSAI, miratuar me Vendim të Kryetarit nr 58 datë 30.06.2015.  
Objektivat strategjike të KLSH-së të vendosura në dy dokumentat e mësipërme janë integruar dhe përfshirë dhe në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike në shtyllën VI të strategjisë “Mbikëqyrja efektive e Financave Publike”.
KLSH, është angazhuar tërësisht në përmbushjen e aktiviteteve të parashikuara në shtyllën VI të Matricës (Trigers Matrix) për periudhën 2015-2017 të vendosura në kuadrin e Programit Mbështetës Buxhetor të BE-së sipas Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike (PFM) 2014-2020.
Në këtë kuadër referuar aktiviteteve të parashikuara për vitin 2015 Indikatori 8.1 që është “Përgatitja dhe miratimi i Manualeve të Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë brenda muajit Dhjetor 2015”, përfaqësuesve të Nënkomitetit ju bë me dije që këto manuale janë përfunduar dhe paraprakisht janë miratuar nga Kryetari i KLSH-së për tiu përcjellë së shpejti Delegacionit Europian dhe DG Budget. Ndërkohë i gjithë procesi i implementimit të Manualeve do të shoqërohet edhe me aktivitete intensive trajnimi.

Krahas sa më sipër, nga KLSH u prezantua edhe progresi në drejtim të ndryshimit të strukturës organizative të KLSH, si krijimi i Departamentit të Politikave të Auditimit, krijimi i Drejtorisë së IT, etj.
Po kështu çështje të tjera të prezantimit ishin dhe përgatitja e Kodit Etik të KLSH-së, hartimi dhe miratimi i rregullores së brendshme të funksionit të KLSH-së, procesi i “Peer Review” me ECA të Austrisë për komponentin e pavarësisë institucionale të KLSH-së, trajnimet e kryera dhe treguesi i 22 ditëve për person të trajnuar përgjatë periudhës Janar-Tetor 2015 me burime të brendshme dhe të jashtme, publikimet e KLSH-së ku ndër të tjera u theksua përkthimi, përgatitja e botimi i Manualeve të Performancës, IT audit, etj. Përsa i përket aktivitetit auditues, KLSH prezantoi në mënyrë të përmbledhur gjetjet dhe llojet e masave të rekomanduara nga KLSH.

Përsa i përket rolit të KLSH-së në luftën kundër korrupsionit nga ana Z. Yzeiraj u theksuan tre çështje kryesore:
•Moszbatimi i paargumentuar i rekomandimeve të KLSH-së, sidomos përsa i përket “Largimit nga detyra” të funksionareve të lartë shtetëror, për të cilët KLSH ka depozituar pranë Organit të prokurorisë kallëzime konkrete penale.
•Tendenca e disa prej faktorëve politike për të cilësuar disa auditime të rëndësishme të KLSH-së si auditime politike siç është rasti i auditimit më të fundit në Ministrinë e Energjitikës për çështjen e CEZ.
•Moszbatimi ende i rekomandimit të KLSH-së, prej mëse dy vjetësh, në lidhje me hartimin e një ligji të veçantë “Për përgjegjësinë materiale të funksionarëve të lartë publik”.

Në përfundim të seancës, nga ana e përfaqësuesve të Nenkomitetit, u shprehën vlerësime për punën dhe progresin që KLSH ka bërë në përmbushje të objektivave strategjike me synimin modernizimin institucional.