Njoftime

KLSH fillon procesin e rishikimit mes kolegëve (peer review) lidhur me pavarësine e SAI-t

11.02.2016

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit është përzgjedhur nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) si përfaqësues i Institucioneve Supreme të  Auditimit (SAI) Europiane për të realizuar një Peer Review (proces rishikimi mes kolegësh) lidhur me pavarësinë e SAI-ve.

Nën shembullin e SAI-ve të zhvilluara evropiane dhe në zbatim të Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t, të parimeve të transparencës së plotë dhe integritetit, mbështetur në standardin ISSAI 5600 “Udhëzim për Rishikimin mes Kolegëve”, KLSH iu përgjigj pozitivisht vitin e kaluar kërkesës së INTOSAI-t, drejtuar të gjithë Institucioneve Supreme të  Auditimit, anëtarë të kësaj organizate, nëpërmjet së cilës i ftonte që të ishin pjesë e Peer Review. Kontrolli i Lartë i Shtetit u vetë ofrua për të qenë pjesë e këtij procesi, duke vlerësuar si parësore pavarësinë e SAI-ve për realizimin e misionit të tyre, duke ofruar njëkohësisht audituesit e tij më të përgatitur për të realizuar me sukses këtë projekt.

Në këtë kuadër në datat 8 -19 shkurt 2016 nga auditues të Gjykatës Austriake të Auditimit do të realizohet procesi i Peer Review nga një staf prej 4 audituesish, tre prej tyre janë auditues të Gjykatës Austriake të Auditimit : z.Bernhard Beybel, zv/Drejtor Departamenti, zj.Eva Prenner dhe zj. Irmtraud Weinke, audituese si edhe dhe nje përfaësuese e SAI-t të  Moldavisë, zj.Verica Verdes, Drejtore Departamenti.

Në datën 8 shkurt, grupi u prit në një takim nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj, i cili bëri një ekspoze të përgjithshme mbi veprimtarinë e institucionit dhe u ndal veçanërisht në tetë parimet e pavarësisë së Institucioneve Supreme të Auditimit, të përcaktuara ne Deklaratën e Meksikos.

Kryetari i KLSH-së vleresoi shumë këtë proces dhe theksoi faktin që KLSH do ti vërë në dispozicion grupit te audituesve të gjithë stafin dhe dokumentacionin e nevojshëm për realizimin me sukses të këtij procesi.

Stafi që do të realizojë Peer Review do të kontaktojë gjithashtu edhe me përfaqësues të organizatave te shoqërisë civile që bashkëpunojnë me KLSH-në si edhe me përfaqësues të shoqatave të profesionistëve të fushës së auditimit dhe të ekonomisë.

Duke vlerësuar rëndësinë parësore që ka bashkëpunimi mes Kuvendit dhe KLSH-së, audituesit do të realizojnë takime edhe me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht me përfaqësues të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Raporti përfundimtar i këtij projekti do t’i vihet në dispozicion medias dhe të gjithë palëve të interesuara.

Në këtë takim morën pjesë edhe zj.Irena Islami, Drejtore Drejtorie dhe z.Fatos Çoçoli, ekspert i jashtëm.