Njoftime

Buletini Maj 2016 i Albanian Platform for Policy Advocacy

14.07.2016

 

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe APPA-s, buletini i muajit maj 2016 po analizohet nga stafi i KLSH-së.

buletini_mal_appa_2775_0

Pjesëmarrja aktive e shoqërisë civile nënkupton kritikë, alternativë dhe zgjidhje duke formuar atë që quhet një reagim qytetar për të forcuar llogaridhënien dhe përmirësuar qeverisjen e mirë në sektorin publik. Mbrojtja e interesit publik kërkon pjesëmarrjen e vetë “interesit publik”. Është kjo një nga arsyet kryesore që KLSH ka nënshkruar 22 marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Ky partneritet midis një institucioni shtetëror dhe shoqërisë civile është një marrëdhënie sinergjie, e cila ka dëshmuar se jep rezultate konkrete në mbrojtjen e interesit publik, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Një kontribut të tillë e realizon Albanian Platform for Policy Advocacy (APPA), një organizatë të rinjsh me profesione të ndryshme të cilët monitorojnë veprimtaritë dhe politikat shtetërore. Ata ofrojnë një skaner të asaj çka nuk shkon në veprimtarinë shtetërore, duke tërhequr kështu vëmendjen e opinionit publik e për rrjedhim nxitur llogaridhënien e institucioneve përkatëse. Buletini i muajit Maj 2016, botuar nga kjo organizatë, paraqet një hartë të risqeve që cenojnë interesin publik.

Për t'u njohur me shumë , bashkëngjitur janë buletini i plotë dhe dy shkrime komentuese të audituesve përkatës të KLSH-së.

APPA - Buletini Maj 2016

Nga Eva Leka, Audituese në KLSH

Monitorimi profesional dhe integral i APPA-s në buletinin Maj 2016

Nga Redi Ametllari, Auditues në KLSH

"Audituesit civilë" të APPA dhe buletini Maj 2016 si hartë risku