Njoftime

Vlerësimet dhe rekomandimet e BE në Progres Raportin 2015

05.11.2016

 

11.11.2015

Në kapitullin 32 “Kontrolli financiar”, në faqen 73 të Progres Raportit 2015 për Shqipërinë, i cili u publikua ditët e fundit, Bashkimi Evropian ka vlerësuar performancën e KLSH, si më poshtë:“ Përderisa një ligj i rishikuar i KLSH, në linjë me orientimet e INTOSAI-t, u miratua në shkurt 2015, ka një kuadër të përshtatshëm kushtetues dhe ligjor për të garantuar pavarësinë funksionale dhe vepruese të institucionit suprem të auditimit (SAI-t). KLSH ka 149 vende pune, të cilat nuk janë të mjaftueshme të mbulojnë mandatin e tij me auditime, duke i përfshirë të gjitha institucionet publike.

Për të ndihmuar fuqizimin e kapaciteteve të tij institucionale, KLSH ka përditësuar planin e tij të zhvillimit strategjik për periudhën 2015-2017, i cili parashikon përmirësimin e cilësisë së punës audituese, në përputhje me standardet INTOSAI. Ndërsa KLSH si SAI mund të kryejë çdo lloj auditimi, ai në pjesën dërrmuese kryen auditime të përputhshmërisë ligjore, duke përcaktuar dëmin ekonomik dhe shkeljen e ligjeve, më tepër se sa të fokusohet në mënyrën se si të parandalohen të tilla dëme.

Auditimet financiare ende nuk përfundojnë në opinione profesionale auditimi. Auditimet e performancës duhet të rriten në numër dhe të përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare. Manualet e auditimit janë, por kanë nevojë të rishikohen, për t’u përputhur me standardet e INTOSAI-t.

Impakti i punës audituese është i kufizuar nga numri i ulët i institucioneve të audituara. Në vitin 2014, KLSH përfundoi 160 auditime, duke zbuluar parregullsi që totalizojnë 11.19 miliardë Lek. SAI denoncoi në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm 41 raste për 149 zyrtarë, si pjesë e luftës kundër krimit ekonomik, mashtrimit dhe korrupsionit.

Raportet e auditimit përmblidhen çdo katër muaj dhe botohen në faqen në internet të KLSH. Ministria e Financave zhvilloi një plan  veprimi për ndjekjen e gjetjeve të SAI-t, por një ndjekje sistematike ka nevojë të fuqizohet akoma. Raporti vjetor për auditimet që KLSH çon në Parlament, diskutohet në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, por sërisht nuk ka ndjekje sistematike parlamentare”.       

Ky cilësim vjen pas vlerësimeve dhe sygjerimeve për rritjen e ndjekjes parlamentare të gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH, të bëra në Progres Raportet e viteve 2012, 2013 dhe 2014.