Raporti përfundimtar Vlerësim i pavarësisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit Shqiptar nga kolegët e institucioneve homologe
10.11.2016
KLSH iu përgjigj pozitivisht në vitin 2015 thirrjes së INTOSAI-t, drejtuar të gjithë Institucioneve Supreme të Auditimit, anëtarë të kësaj organizate, nëpërmjet së cilës i ftonte që të ishin pjesë e një Peer Review (rishikim mes kolegësh) mbi pavarësinë e SAI-ve.
Kontrolli i Lartë i shtetit u vetëofrua për të qenë pjesë e këtij procesi, duke vlerësuar si parësore pavarësinë e institucionit për realizimin e misionit kushtetues.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u përzgjodh nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) si përfaqësues i Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) Europiane për të realizuar këtë Peer Review.
Procesi i filluar në vitin 2015 ka përfunduar në muajin tetor 2016 dhe u realizua nga Gjykata Austriake e Auditimit, Presidenti i së cilës është njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t. Grupi i audituesve ka përfunduar raportin final lidhur me pavarësinë e KLSH-së.
Faleminderit.
Më shumë