Njoftime

Vizitë studimore të një grupi audituesish të KLSH-së në Kroaci.

18.11.2016

Nga data 16-18 Nëntor 2016, në kudër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Zyrën e Auditimit të Kroacisë një grup audituesish të KLSH-së zhvilluan një vizitë studimore në Kroaci mbi forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm.

Në ditën e parë të punimeve, audituesve u uroi mirëseardhjen përfaqësuesi i SAO, i cili theksoi bashkëpunimin e suksesshëm midis SAO të Kroacisë dhe KLSH-së.
Përfaqësuesi i SAO përshëndeti audituesit, duke prezantuar, funksionin dhe organizimin e  SAO të Kroacisë duke theksuar rolin e institucionit suprem të auditimit në eliminimin e fenomeneve dhe problematikave të konstatuara në administratën publike.
Organizimi SAO funksiononte me Zyra Rajonale Auditimi.
Në ligjin përkatës për SAO janë përcaktuar edhe llojet e auditimit si:
-Auditimi Financiar,
-Auditimi Përputhshmërisë,
-Auditimi i Performancës,
-Auditime të Kombinuar,
Auditimi financiar ishte në procesin e ndarjes në; Auditim Financiar dhe në Auditim për certifikimin e Pasqyrave Financiare.
Ndër auditimet e Performanës të kryera gjatë vitit 2016 vlen të përmendet edhe Auditimi i Etikës në Institucionet Publike.
Gjatë kësaj dite u prezantua edhe Procesi i Planifikimit Strategjik të auditimeve i cili fokusohet në Vetëvlerësimin dhe Auditimin e pavarur të jashtëm.
Për tu theksuar është faza e përgatitjes së planit strategjik ku definohen prioritetet; ekonomi, bujqësi, ...etj.  Vlerësimi strategjik bëhet mbi bazën e riskut sipas sistemit të pikëzimit.
Gjithashtu ditën e parë u prezantua edhe Procesi i Planifikimit Vjetor të auditimeve.
Disa nga elementët kryesorë që merreshin parasysh në planin vjetor të auditimeve janë:
-Numri i audituesve;
-Hartimi i një liste me subjektet ku bazë është buxheti i azhornuar për çdo subjekt.
 (Subjektet objekt auditimi janë 12,000 nga të cilat për vitin 2017 janë planifikuar 259 subjekte). Afatet e auditimit në terren për një subjekt janë deri 90 ditë kalendarike.
Prezantimi i kësaj dite u karakterizua nga debate dhe pyetje të ndërsjella mbi planin strategjik, dhe atë vjetor, kryesisht në përcaktimin e indikatorëve, prioriteteve, afateve të auditimit, procesi i vlerësimit me pikë dhe risku operacional. Gjithashtu u prezantuan dhe eksperiencat e përbashkëta në këtë fushë.

Në ditën e dytë u prezantuan procedurat e auditimit nga SAO simbas fazave të auditimit si:
-Planifikimi i auditimit,
Në prezantim u theksua rëndësia e veçantë e kësaj faze të auditimit, ku më kryesorja është njohja me subjektin e cila për subjektet e audituar për herë të parë zgjat një periudhë deri 15 ditë.
-Zbatimi i auditimit,
U theksua se kjo fazë auditimi është shumë e rëndësishme dhe se zgjat relativisht jo më pakë se 90 ditë. Kjo fazë auditimi aplikohej në dokumentet standarte në aplikacionin WEB të ndërtuar posaçërisht për auditimet, ku e gjithë procedura e auditimit ndiqet online nga audituesit dhe stafi drejtues.
-Raportimi,
Në këtë fazë raportimi, një rëndësi të veçantë merr:
Informacioni mbi raportin, kontrolli dhe vendimi.
Kontrolli i cilësisë në fazën  e raportimit kryhej kryesisht nga drejtori përkatës dhe Drejtoria e Auditimit Ligjor.
-Ndjekja e rekomandimeve.
 Në prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve u theksua se lënia e rekomandimeve për zbatim bëhej mbas një konsultimi të gjatë dhe dakortësimi paraprak me subjektet për zbatimin e rekomandimeve, të cilat përgjithësisht nuk kalonin numrin 5.
Për masat e rekomanduar subjektet duhet të hartojnë një plan veprimi të cilin duhet ta përcjellin në SAO`s brenda 60 ditëve.
Gjithashtu nga SAO`S kontrollohet zbatimi i rekomandimeve të cilat sipas Raportimit dhe kontrollit ka rezultuar të realizohen në masën 90%.

Në ditën e tretë, grupi i audituesve të KLSH-së bëri një vizitë, në zyrën rajonale të SAO në Cakovec. Nga drejtuesi i zyrës rajonale u bë një prezantim i shkurtër i punës audituese për vitin 2016 dhe problematikat e konstatuar.
Gjithashtu në këtë qytet u vizitua edhe kështjella e vjetër Zrinski e cila ishte në pronësi të familjes Zrinski në mes të shekullit 16 e 18 dhe e njohur sot si "Qyteti i Vjetër Zrinski" (Stari grad Zrinskih) i konsideruar si pjesa kryesore historike e qytetit. Ajo është e vendosur në Zrinski Park (Perivoj Zrinskih) vetëm disa hapa nga sheshi qendror. Kështjella e vjetër Zrinski është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Ditët e vizitës studimore, përfshinë shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira të auditimit midis SAO`s të Kroacisë dhe KLSH-së, si pjesë e programit të binjakëzimit të financuar nga BE.
Në këtë vizitë studimore merrnin pjesë 15 auditues të KLSH-së, me eksperiencë dhe vjetërsi në punë në këtë institucion.

vizita studiimore kroaci

Audituesit e KLSH-së që morën pjesë në këtë vizitë studimore:
Bexhet Zeqiri, Pjeter Beleshi, Andrea Kristo, Mimoza Bedini, Nerenxa Llapashtica, Ibrahim Ndreu, Pullumb Beqiraj, Qemal Shehu, Vjollca Selmani, Vladimir Rizvani, Bashkim Arizaj, Mariola Llanaj, Emiliano Gjergji, Agim Mandri, Xhovan Domi.