Auditues të KLSH zhvillojnë një vizitë studimore në Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës
21.11.2016
Në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe si pjesë e planit të trajnimeve në datat 17 dhe 18 nëntor u zhvillua një vizitë studimore në auditorin e përgjithshëm të kosovës. Në këtë vizitë ku morën pjesë 14 auditues z. Albi Anxhaku, z. Aleksander Papadhimitri, z. Blerin Shkurti, z. Dorino Meçe, zj. Elira Çukalla, z. Halil Isufi,z. Josif Lile, z. Koço Sokoli, z. meald Habazaj, z. Pal Daçi, z. Përparim Gjuzi, z. Ryisim Xhaja, zj. Valdete Berisha dhe z. Hysen Metro si dhe z. Edvin Stefani Drejtor i Drejtorisë së Metodologjisë dhe Zhvillimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, përfaqësues të Drejtorisë së Metodologjisë dhe Zhvillimit si dhe të Drejtorisë Juridike të Zyrës së Auditimit të Kosovës. Grupin e audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit e priti në takim dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës. Takimet u zhvilluan në ambientet e Zyrës së Auditimit të Kosovës.
Vizita ishte e karakterit studimor dhe të shkëmbimit të eksperiencave. Temat e diskutura ishin:
- Ligji i ri i ZAP Kosovë – ndikimi në strukturën organizative dhe planet e punës
- Zhvillimi i metodologjisë audituese të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë në adutim në ZAP Kosovë
Në lidhje me diskutimin e parë u trajtua rrugëtimi ligjor i Zyrës së Revizionit të Kosovës, e krijuar në vitin 2003 si shtet i ri dhe me struktura që po ngriheshin, të cilat drejtoheshin nga Organizata Ndërkombëtare me një përfaqësues të vendosur nga Bashkimi Evropian, e cila drejtonte ketë institucion dhe kish si detyrë të raportonte te Përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare. Mbas aprovimit të Kushtetutës, në vitin 2008, u kryen dhe ndryshime te amendamenteve dhe si struktura u emërtua Zyra e Auditimit të Kosovës.
Gjithashtu u trajtuan ligji mbi funksionimin dhe Organigrama e krijuar mbas vitit 2008 deri ne vitin 2016, mbi ndryshimet dhe emërtimet si dhe ndryshimet ligjore dhe dhënia e plote e kompetencave Zyrës së Kombëtare e Auditimit Kosovë , raportimi ne Kuvendin e Kosovës me ndryshimin e amendamenteve ligjore raporton vetëm ne Kuvendin e Kosovës dhe nuk raporton ne Përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtar nga ndryshimet e bere në vitin 2016. Gjithashtu e trajtuan Kompetencat , ndryshimet ligjore për zgjedhjen e Audituesit të Parë i cili është zgjedhur me 30.03.2016, gjithashtu u trajtuan dhe Departamentet e krijuara dhe mbështetja ligjore.
Nga Auditori pati shume pyetje dhe interesim mbi temën e trajtuar. Diskutime pati në lidhje me krahasimet me punën audituese në KLSH dhe shkëmbim të eksperiencave mes kolegësh.
Në datën 18 Nëntor 2016 u diskutua mbi Kontrollin dhe Sigurimin e Cilësisë në Auditim. Referuan tre Auditues të ZAK ku trajtuan Organigramën, Udhëzimet, Doracaku për auditimet e rregullshmërisë
U trajtuan Kontrolli i cilësisë në ZKA, zinxhiri i kontrollit, komunikimi, rishikimi nga DEMCA lista kontrolluese, programet vjetore, komunikimi dhe rishikimi i cilësisë, rishikimi i memove, cilat janë praktikat e aplikuara në KLSH dhe dokumentet e cilësisë, rishikimi në fazën finale dhe raportimi, lista kontrollues e fazës së ekzekutimit. Interes pati evidentimi i përshtatjes së metodologjisë audituese nga auditori i përgjithshëm ndërkombëtar në tranzicionin drejt auditorit të përgjithshëm kosovar, përshtatje e cila rriti sensin praktik dhe lokal të përpjekjeve audituese në përputhje me standardet e auditimit ISSAI dhe praktikat më të mira botërore.
Në përfundim të vizitës grupi i audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit vizitoi ambientet e punës të auditorit të përgjithshëm, ku u njoh me audituesit dhe stafin menaxherial të ZAP, Kosovë. Gjithashtu pasoi një vizitë në disa monumente të rëndësisë kulturore dhe historike të Kosovës.