Njoftime

Audituesit e KLSH-së, vizitë studimore në SAI-n e Malit të Zi

10.12.2016

Në kuadër e zbatimit të Marrëveshjes të Përbashkët midis dy Institucioneve, Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë  dhe Institucionit të Revizorëve Shtetëror (DRI) të Malit të Zi, një grup i audituesve nga Departamentet e KLSH-së, mori pjesë në aktivitetin e vizitës studimore, të zhvilluar  në qytetin e bukur bregdetar Budva të Malit të Zi. Ky aktivitet dy ditor, u zhvillua në datat 8, 9 dhjetor të vitit 2016.

mal i zi 2 mali i zi

Për zhvillimin korrekt, mbulimin profesional e me kompetence të temave që u trajtuan, në dy ditët e aktivitetit, morën pjesë një grup i revizorëve të DRI. Aktiviteti u moderua nga Zv.Presidenti i SAI-t Mali Zi, Z.Gaga Gegaj. Përshëndetjen në emër të DRI, për grupin pjesëmarrës të audituesve të KLSH-së Shqipëri, e bëri Prof. Dr. Milan Daboviç, President i Senatit të SAI-t Mali Zi. Në fjalën e hapjes Z.Daboviç bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve të SAI-t Mali Zi, vlerësoi bashkëpunimin midis dy Institucioneve të vendeve tona, shkëmbimin e eksperiencave dhe zgjerimin e mëtejshëm të saj në të ardhmen.

Në ditën e parë, nga audituesit e DRI, u mbajtën temat në lidhje me planifikimin e punës vjetore audituese të institucionit, me zbatimin e procedurave e fazave të auditimit dhe shkrimin e raporteve përfundimtare të auditimit. SAI i Malit të Zi kryen auditime financiare, të zbatimit të rregullshmërisë dhe auditime të performances. Planifikimi i auditimeve dhe miratimi i tyre kalon në disa faza, deri me marrjen e miratimit përfundimtar nga Senati.
Në ditën e dytë u vazhdua me eksperiencën e audituesve të DRI, lidhur me dhënien e rekomandimeve, subjekteve të audituara, komunikimin e vazhdueshëm ndërmjet audituesve e subjekteve për zbatimin në kohë dhe plotësisht të rekomandimeve.

Mbas çdo prezantimi të temave, nga audituesit e KLSH-së u bënë pyetje të ndryshme për procedurat dhe fazat, afatet e realizimit të secilës prej tyre etj, që ndiqen nga kolegët e SAI-t të Malit të Zi. Nga Presidenti i SAI-t të Malit të Zi dhe audituesit, u dhanë përgjigje, njëkohësisht u shpalos dhe përvoja e pasur e KLSH-së për problem të veçanta.

Në auditimet e kryer nga kolegët e Malit të Zi, është i veçantë auditimi i subjekteve politike, për funksionimin e të cilëve shteti jep fonde në masën 98 %. Një sqarim i hollësishëm për planifikimin e auditimeve të fondeve të partive politike, të procedurave dhe fazave të auditimit, u dha nga Presidenti Z.Daboviç, duke vënë theksin në zbatimin e dy ligjeve: ligjin për organizimin e funksionimin e DRI dhe ligjin Elektoral të Malit të Zi. Në këtë të fundit është përcaktuar në mënyrë eksplicite e drejta dhe detyrimi i DRI për të audituar fondet që jepen nga shteti për funksionimin e partive politike.

Për zbatimin e metodologjisë në planifikimin e përgatitjen e programeve, realizimin në terren të auditimeve dhe përmbylljen më raportimin përfundimtar e dhënien e rekomandimeve, nga DRI e Malit të Zi janë përgatitur udhëzues të ndryshëm, në bazë të të cilëve qëndrojnë Standardet Ndërkombëtare.
Trajtimi i rasteve, jo vetëm teorikisht, por edhe në praktiken e auditimeve të të njëjtës natyrë apo objekt, në dy vendet respektive, e bëri këtë vizitë më tërheqëse për auditorin, më rezultativ dhe efektiv për zgjerimin e njohurive të secilit auditues, duke arritur qëllimin e aktivitetit.

Në vizitën studimore, organizuar në Malin e Zi në datat 8, 9 dhjetor 2016, morën pjesë audituesit:Aqif Klosi, Redina Karapici, Lolita Baholli, Besim Bileri, Artan Mirashi, Ergys Dhami, Bashkim Shehu, Gentiana Shata, Qemal Meta, Vasil Vane, Vasillaq Peci, Ymer Stafa, Fadil Dekovi, Genci Koka, Raimond Koci dhe Mirosh Bogdo.