Njoftime

Ftesë për pjesëmarrje në analizat vjetore të departamenteve të auditimit të KLSH-së

19.01.2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë në qytete të ndryshme të vendit, në mjediset e Universiteteve Publike të këtyre qyteteve, analizat vjetore të departamenteve të tij të auditimit,  mbështetur në ISSAI 1, Deklarata e Limës,  Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”, të ISSAI 20 “Parimet e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”.

Institucioni do të përcjellë në këto analiza, krahas gjetjeve kryesore të auditimeve në fushat përkatëse për këtë vit, arritjeve dhe mangësive në punën audituese të secilit departament, edhe qasjen e tij ndaj problematikave të konstatuara, duke dhënë ide e sugjerime konkrete për përmirësimin e auditimeve.
Analizat vjetore të Departamenteve do të fokusohen në “Performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit gjatë vitit 2016” dhe do të zhvillohen gjatë muajit janar 2017, sipas kalendarit të mëposhtëm :

• Departamenti i Auditimit të Performancës, datë 23 janar, ora 09:30, në ambientet  e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
• Departamenti i Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, datë 24 janar, ora 09:30, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
• Departamenti i Auditimit të Buxhetit Qëndror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm, datë 25 janar, ora 09:30, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
• Departamenti i Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të Pushtetit Vendor, datë 25 janar, ora 09:30, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
• Departamenti i Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike, datë 26 janar, ora 09:30, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
• Departamenti Juridik, Kontrollit të Zbatimit të  Standardeve dhe Etikes, datë 26 janar, ora 09:30, në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës.
• Departamenti i Auditimit të Administrimit të Aseteve, Kontrollit të Territorit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, datë 27 janar, ora 09:30, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të mediave qëndrore dhe lokale, si edhe përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, të marrin pjesë në këto analiza.