Njoftime

KLSH merr pjesë në Takimin e EUROSAI-t për Auditimin Paralel mbi Cilësinë e Ajrit

30.01.2017

Më datat 26 - 27 janar u mbajt në Krakov takimi i rradhës i SAI-ve të përfshira në Auditimin Paralel mbi Cilësinë e Ajrit Evropian në të cilin është i angazhuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo iniciativë koordinohet në nivel evropian nga Gjykata Holandeze e Llogarive dhe nga SAI Polak dhe në të janë përfshirë SAI-e nga 14 shtete si Bullgaria, Estonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia, Spanja, Shqipëria, Gjeorgjia, Izraeli, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Svicra. Kësaj iniciative i është bashkuar së fundmi edhe Gjykata Evropiane e Audituesve. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë aktivitet u përfaqësua nga z. Artur Hasanbelliu, Drejtor Drejtorie në KLSH, Prof. Dr Sazan Guri dhe Xhuljeta Çelaj audituese e lartë në KLSH.

ambienti 1

Ideja për një auditim evropian mbi mbrojtjen e cilësisë së ajrit është hedhur në kuadër të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), duke i dhënë përgjegjësinë e koordinimit të këtij auditimi SAI-t Holandëz dhe atij Polak.

Qëllimi kryesor i takimit të kësaj rradhe ishte hartimi i një strukture të përbashkët për auditimin paralel mbi cilësinë e ajrit, si edhe paraqitja nga ana e përfaqësuesve të Agjenicisë Evropiane të Mjedisit të Raportit të mbi Cilësinë e Ajrit në Evropë i publikuar në fund të vitit 2016.

Takimi u hap nga Presidenti i NIK-ut Polak, z. Krzysztof Kwiatkowski i cili u rikujtoi të pranishmëve se mbi 85 % e qytetarëve të BE-së kushtëzohen të marrin frymë një ajët i cili përmban PM2,5 and benzo[a]pirenë në sasi që i tejkalojnë rendshëm normat e lejuara evropiane. Për fat të keq, vetë Polonia hyn në listën e atyre shteteve ku matjet tregojnë pikërisht nivele shqetësuese të këtyre substancave në ajër, të cilat shkaktojnë probleme shëndetësore shqetësuese, mandje edhe vdekjen e rreth 45,000 njerëzve çdo vit në Poloni. SAI i Polonisë shpesh herë ka rekomanduar instalimin e disa pajisjeve të veçanta në bimë për të zvogëluar volumin e pluhurit dhe të gazrave ndotës, reduktimin e emetimeve nga sistemet ngrohëse të banesave duke stimuluar forma alternative ngrohjeje, si edhe krijimin e zonave me trafik të kufizuar, por këto nuk kanë patur impaktin e shpresuar. Nëse këto rekomandime dhe të tjera me to do të ngrihen në nivel evropian, atëherë impakti i tyre në axhendën e politik - bërësve do të jetë edhe më i madh.

Objektivi final i këtij auditimi paralel, në të cilin KLSH është tashmë e angazhuar prej rreth një viti, do të ketë si qëllim kryesor vlerësimin e aktiviteteve të shteteve që kanë për qëllim rritjen e cilësisë së ajrit. Raporti i përbashkët i auditimit (bashkëlidhur me Raportet Individuale Kombëtare të Auditimit), ka për qëllim të ndihmojë Institucionet Supreme të Auditimit në paraqitjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve koherente në dobi të jetës së qytetarëve.

Pjesëmarrja në këtë iniciativë të përbashkët evropiane, do ti lejojë Kontrollit të Lartë të Shtetit të shqyrtojë dhe vlerësojë veprimtarinë e subjekteve përgjegjëse për mbrojtjen e ajrit në vendin tonë duke e krahasuar atë me situatat e ngjashme në shtetet e tjera, falë auditimeve të kryera nga ata. Vetë ajri nuk është pronë e ndonjë shteti në veçanti dhe efektet e një ajri të ndotur nuk respektojë kufijtë politikë të shteteve, prandaj përpjekjet e përbashkëta dhe të koordinuara në këtë fushë janë thelbësore për të dhënë rekomandime të cilat të kenë efekt të dukshëm për qytetarët dhe që realisht përmirësojnë cilësinë e ajrit.