KLSH merr pjesë në takimin e VIII-të për Auditimin e Etikës, organizuar nga grupi Task Force (EUROSAI) për Auditimin e Etikës
03.02.2017
Në datat 2-3 shkurt 2017, u zhvillua në Londër , takimi i VIII-të i grupit Task Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E). Në cilësinë e anëtarit të këtij grupi, KLSH mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të EUROSAI-t, i cili trajtoi një prej çështjeve më aktuale për administratën publike, Etikën, e cila është e lidhur me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Trajtimi i kësaj teme është me rëndësi prioritare për institucionet supreme të Auditimit, të ngarkuara me mbikëqyrjen e menaxhimit të shëndoshë të financave publike.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 18 SAI-ve: Gjykata Portugeze e Llogarive që kryeson Task Forcën, Shqipëria, Republika Çeke, Gjykata Evropiane e Audituesve, Kroacia, Maqedonia, Izraeli, Italia, Malta, Holanda, Polonia,
Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Gjermania, Serbia, Spanja, Turqia dhe Hungaria. KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga Sekretarja e Përgjithshme znj. Luljeta Nano, Drejtoresha e Drejtorisë së Komunikimit, Botimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Irena Islami, znj. Amantja Patozi dhe znj. Armanda Begaj, audituese.
Zyra Kombëtare e Auditimit (NAO) e Britanisë se Madhe ishte SAI mikpritës , fjala përshëndetëse u mbajt nga z. John Thorpe, Anëtar i Bordit drejtues të NAO.
Punimet e këtij takimi u hapën ditën e parë me një informacion të përgjithshëm mbi TFA&E dhe aktivitetet e saj nga znj. Helena Abreu Lopes, Kryetare e TFA&E.
Gjatë ditëve të takimit u trajtuan dhe u diskutuar çështje si:
•“Cështjet e auditimit të Etikës në SAI-t Evropiane”,NAO;
•“Investigimi i NAO-s lidhur me pranimin e dhuratave dhe procedurat e mikpritjes nga zyrtarët publikë : metodat dhe gjetjet”;
•“Modulet e Integritetit / Rastet e auditimit të etikës”, SAI i Hungarisë;
•“Gjetjet e auditimit të qeverisë“, NAO ;
•“Forcimi i monitorimit dhe sistemet e kontrollit për etikën në SAI-e: udhëzime për zbatimin e ISSAI 30” , ECA;
Gjatë ditës së dytë të takimit zoti Jacek Jezierski diskutoi lidhur me rezultatet e aktivitetit te TFA&E per EUROSAI-n dhe SAI-et dhe mësimet që duhet te nxjerrim. Zoti Jezierski theksoi se etika duhet të promovohet edhe në organizata të tjera publike.
Gjatë ditës së dytë të takimit u trajtuan edhe shumë shembuj praktikë që lidhen me dilemat etike, diskutimi i të cilëve ngjalli diskutime, në të cilat u përfshinë të gjithë pjesëmarrësit.
Dita e dytë e takimit u përshëndet edhe nga Presidenti i Gjykatës Portugeze te Llogarive z.Vitor Caldeira. Gjatë fjalës së tij zoti Caldeira theksoi se EUROSAI beson se Task Forca për Auditim & Etikën po studion dhe punon fort për të arritur qëllimin kryesor atë të promovimit të sjelljes etike si në Institucioneve Supreme të Auditimit dhe në organizatat publike. Në periudhën 2014-2017, Task Forca do të realizojë këto qëllime përmes dy fushave kryesore të aktivitetit: "Nxitja e etikës, si një shtyllë e Institucioneve Supreme të Auditimit" dhe "Promovimi i sjelljes etike në organizatat publike përmes auditimeve të SAI-ve". Në një përpjekje të përbashkët me anëtarët e task forcës dhe ekspertëve të ftuar, ne do të përpiqemi të vazhdojmë të ofrojnë produkte të rëndësishme për të arritur këto qëllime. Ne do të përpiqemi që të jemi të dobishëm, për të rritur vlerat e SAI-ve, lidershipin dhe stafin e tyre, si dhe për qytetarët të cilëve u shërbejnë-vijoi z.Caldeira.
Në fund pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti të EUROSAI-t dhe u la si detyrë finalizimi i udhëzuesit për auditimin e Etikës, i cili do të paraqitet në Kongresin e ardhshëm të EUROSAI-t në muajin maj në Stamboll.