Njoftime

KLSH në merr pjesë në Panairin e Librit të Organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Shoqata kulturore artistike "DURANA"

16.03.2017

Nga data 11-14 mars 2017 për herë të parë në qytetin e Elbasanit në kuadër të festimeve për “Ditën e Verës”, u zhvillua "Panairi i librit", i organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Shoqata kulturore artistike "DURANA". Në panair morën pjesë rreth 20 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe Kosova. Ky panair u ndoq me shumë interes nga qytetarët e Elbasanit, si dhe nga studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

panairi elbasan 1 panairi elbasan 2

Interes shfaqi për vizitorët edhe stenda e botimeve të KLSH-së, në të cilën ishin ekspozuar 67 botimet e periudhës 2012-2016 të KLSH-së. Në këtë panair u prezantuan për herë të parë 3 botime, të periudhës nëntor - dhjetor 2016, si: 4 vjet Auditim Publik 2012-2015; SAI dhe Parlamenti (partneriteti); Revista “Auditimi publik” nr. 14 (maj-gusht 2016).