Një grup audituesish të KLSH-së zhvilluan një vizitë studimore në Kroaci
03.04.2017
Nga data 27-31 Mars 2017, një grup audituesish të KLSH-së zhvilluan një vizitë studimore në Zyrën Shtetërore te Auditimit të Kroacisë, në kuadër të projektit të binjakëzimit, i cili po implementohet në KLSH nga SAI i Polonisë në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë.
Takimi e java e punës midis audituesve shqiptar dhe atyre kroat kish për qëllim shkëmbimin e eksperiencës së SAI-it Kroat për funksionimin e sistemeve te kontrollit të cilësis gjatë procesit të auditimit.
Në ditën e parë të punimeve, audituesve i uroi mirëseardhjen Znj. Lidija Pernar, Asistente e Drejtorit te Përgjithshëm, duke vënë theksin në rolin institucioneve supreme të auditimit. Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, nënshkruar më datë 27 Nëntor 2012, në qytetin e Vlorës dhe në vijim të takimeve të tjera të punës të cilat janë thelluar këto katër vjet, znj. Pernar theksoi se ky bashkëpunim midis dy SAI-eve rezulton i suksesshëm.
Gjatë kësaj dite, audituesit e KLSH u prezantuan gjithashtu, me funksionimin dhe strukturat e SAI-t Kroat.
Çështjet kryesor dhe temat e trajtuara gjatë vizitës studimore u fokusuan në rolin që ka kontrolli i cilësisë në të gjitha fazat e auditimit dhe sigurimi dhe menaxhimi i këtij kontrolli gjatë gjithë procesit të auditimit.
Nga koleget kroat, në ditën e dyte u prezantuan procedurat që ata ndjekin në lidhje me sigurimin dhe menaxhimin e kontrollit të cilësisë nëpërmjet programit të auditimit software. Ky program ka filluar të zbatohet në vitin 2013 dhe janë dashur thuajse dy vite që të impelmentohej dhe të përdorej nga të gjithë audituesit. Në fillim të vitit 2015 procesi i auditimit nga faza e planifikimit deri në atë të raportimit ka kaluar nga formati manual në atë elektronik.
Sistemi ka si qëllim sigurimin e pavarur të sistemeve të kontrollit të cilësisë dhe lehtësimin e punës audituese. Për të bërë me konkret funksionimin e software prezantimi u shoqërua edhe me shembuj nga praktika.
Duke qenë se SAI- Kroat është organizuar edhe në nivel të zyrave rajonale, gjithsej 20 të tilla, në ditën e tretë të vizitës u zhvillua një vizitë në Zyrën Rajonale të Kakovecit. Nga koleget e kësaj zyre u prezantua qasja që ata kishin në lidhje me programin software për procedurat e sigurimit të kontrollit te cilësisë. Takim u zhvillua në një frymë miqësore dhe në formën e bashkëbisedimit. Nga Drejtori i kësaj dege u theksua bashkëpunimi që KLSH dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të KLSH ka me njëra-tjetrën dhe për këtë bashkëpunim, shprehu një falënderim të veçantë për dy drejtuesit e institucioneve.
Në ditën e katërt të vizitës studimore, audituesit i përshëndeti Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit Kroat z. Ivan Klešić,, i cili uroj mirëseardhjen dhe ndër të tjera vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë që dy SAI-et tona kanë jo vetëm në kuadër të projektit të binjakëzimit, por edhe në bashkëpunimin e frytshëm të pesë viteve të fundit. Një falënderim të veçant, Audituesi i Përgjithshëm përcolli për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj.
Kjo ditë vazhdoi me prezantim mbi mënyrën se si hartohej programi vjetor i auditimit, kriteret dhe hapat që ndiqen nga SAI-Kroat për përzgjedhjen e subjekteve që bëhen pjesë e këtij programi.
Vizita studimore vijoi me bashkëbisedime ku të dy palët shkëmbyen eksperienca dhe praktikat me të mira audituese. Nga Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun u referua një prezantim interesant në mënyrën se si është e përfshire kjo drejtori në procesin e sigurimit të cilësisë, sidomos në fazën e raportimit.
Gjithashtu u pasqyrua një përmbledhje në lidhje me funksionimin dhe detyrat që ka kjo drejtori, mënyra se si SAI Kroat mban lidhje me publikun e gjere por edhe me median e shkruar dhe atë vizive.
Në ditën e fundit te vizitës një nga drejtueset e projektit për komponentin e “Sigurimit dhe menaxhimit te kontrollit te cilësisë”, znj. Lidija Pernar prezantoi një përmbledhje te arritjeve te deritanishme të punës së bërë midis kolegeve kroate znj. Lidija Pernar e znj. Verica Akrap dhe grupit të punës se KLH, ngritur për ketë komponent të projektit. Në këtë prezantim u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit. Gjithashtu u prezantuan Chech List-tat e hartuar në lidhje me sigurimin e kontrollit të cilësie për komponentin 2.5.1, chech list-ta të cilat janë hartuar nga grupi i punës nën mbikëqyrjen e homologeve kroat.
Kështu kanë përfunduar dy check list për auditimin e performances dhe auditimin financiar, si dhe në auditimet pilot që do të kryen në kuadër të projektit te binjakëzimit do te aplikohet edhe kontrolli i cilësie nëpërmjet këtyre check list-tave.
Kjo vizite u mbyll me një bashkëbisedim ku u shprehen mendimet dhe sugjerimin e te dy palëve ne lidhje me kontrollin e cilësisë dhe përmirësimin e sistemit te kontrolli.
Gjate vizitës studimore homologët kroat nuk nguruan te njihni koleget shqiptar edhe me kulturën dhe historinë e vendit te tyre ne veçanti te kryeqytetit Zagreb, me vizita ne muzeun kombëtar dhe atë te Kakovecit.
Audituesit e KLSH-së që morën pjesë në këtë vizitë studimore
Znj. Yllka Pulashi Z. Artur Hasanbelliu
Znj. Miranda Haxhija Z. Niko Nako
Znj. Mimoza Bedini Znj. Marjola Lleshi
Znj. Ina Sokoli Z. Pullumb Beqiraj
Znj. Xhuljeta Celaj Znj. Eriola Shia
Znj. Jorida Zhegu Znj. Eni Kabashi
Znj Elida Kocani Z. Taulant Dervishaj
Z. Xheni Xhindoli