Njoftime

KLSH merr pjesë në Seminarin me temë “Implementimi i ISSAI 300-Parimet Themelore të Auditimit të Performancës-eksperiencat dhe praktikat më të mira”

07.04.2017

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të auditimit publik dhe proçesit të përforcimit të përdorimit të Udhezuesit të Auditimit të Performancës, SAI Sllovak në bashkëpunim me EUROSAI organizuan në datat 04-06.04.2017 Seminarin me temë “Implementimi i ISSAI 300-Parimet Themelore të Auditimit të Performancës-eksperiencat dhe praktikat më të mira”. Në këtë seminar morri pjesë Znj.Maria Lucia Lima si përfaqësuese e INTOSAI Development Initiative (IDI) dhe përfaqësues të 29 vendeve anëtare të EUROSAI, nga ku Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqesua nga Znj.Miranda Berdo (Audituese).

Fjala e hapjes në këtë seminar dy ditor u mbajt nga Presidenti i SAI-t Sllovak Z.Karol Mitrik i cili falenderoj pjesëmarrësit dhe theksoj qëllimin e këtij takimi mbi ndarjen e ekperiencave në përdorimin e ISAAI 300 (miratuar në INCOSAI 2013), ISSAI 3000, 3100, 3200 (miratuar në INCOSAI 2016) dhe zhvillimin e diskutimeve mbi metodologjinë e impelemtimit të tyre në auditime performance.

Sesioni i Parë u drejtua nga përfaqësuesi i SAI-t të Suedisë Z.Tony Angleryd duke prezantuar përfitimin, zhvillimin dhe standatizimin që po ndjekin auditimet e performancës së SAI-ve, nëpërmjet përdorimit të Udhezuesit të Auditimit të Performancës. Sipas tij, ky lloj auditimi është promotor i ndryshimeve duke sjellë njëherësh diversifikim të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, profesionalizëm të stafit përfshirës dhe gjuhë të përbashkët auditimi midis SAI-ve të shteteve të ndryshme. Harmonizimi i standarteve ISSAI 3000,3100,3200 ka bërë të mundur që të zhvillohen auditime performance aty ku llojet e tjera të auditimeve si ai i përputhshmërisë dhe financiar ishin të vakët.
Përfaqësuesi i SAI-t të Austrisë Z.Norbert Weinrichter diskutoj mbi sfidat e institucioneve audituese në proçesin e implementimit së standarteve të auditimit të performances dhe përfitimet nga trajnimet apo kualifikimet për arritjen e rezultateve cilësore.

Sesioni i Dytë u drejtua nga Znj.Elise Fidjestel përfaqësuese e SAI-t të Norvegjisë, kumtesa e së cilës njihte pjesëmarrësit me Planin Startegjik 2017-2019 të SAI-ve anëtare të INTOSAI, dokument i cili do të miratohet këtë vit në Oslo.

Znj Maria Lucia Lima si përfaqësuese e IDI, citoj termat e mbështetjes që IDI ndjek për forcimin e performancës dhe kapaciteteve të SAI-ve. Ky support është ideuar prej IDI-së në tetë programe zhvillimi, të thirruara si 3i (ISAI Implementation Initiative), të cilat rrisin efektivitetin e SAI-ve në luftën kundër korrupsionit dhe arritjen e zhvillimeve të qëndrueshme.
Përfaqësueja e SAI-t të Sllovakisë Znj.Iveta Fáberová prezantoj rezultatet e pyetësorit mbi Impementimin e ISSAI 3000 të zhvilluar në 29 Institucione Supreme të Auditimit.

Sesioni i Tretë u zhvillua në katër grupe paralele diskutimi me tamatikë: Prokurimin Publik, Edukimin, Politikat Sociale dhe Mjedisin. Kontrolli i Lartë i Shtetit morri pjesë aktive në grupin e punës me temë “Mjedisi”, në të cilën u trajtuan shembuj praktik mbi metodologjinë e auditimit të performancës, të cilat konsistonin në përzgjedhjen e saktë të kritereve të auditimit, dokumentacionit dhe evidencave të nevojshme dhe mjaftueshme, raportimin dhe formave të publikimit.

Në përfundim pjesëmarrësit theksuan që sesione të tilla trajnimi midis SAI-ve janë një kontribut më shumë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njëkohësisht rrisin pritshmëritë institucionale, cilësinë e auditimeve të performancës dhe besueshmërinë në publik.