Njoftime

KLSH merr pjesë në Konferencën e Young EUROSAI-t, zhvilluar në Estoni

26.09.2017

Në datat 11-14 shtator 2017, audituesit e KLSH-së Idlir Dervishi dhe Benard Haka, morën pjesë në konferencën “The Young EUROSAI Conference 2017” të zhvilluar në datat 11-14 shtator 2017, në Tallin të Estonisë. Kjo Konferencë organizohej nga  Zyra Kombëtare e Auditimit të Estonisë, dhe morën pjesë rreth 100 auditues të rinj nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Tema kryesore e konferencës ishte “Updates Available - Përditësimet gjithmonë të akesesueshme”, ku në të gjitha punimet u vendos theksi tek nevoja e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe të dhënave për të përmirësuar procesin e auditimit, menaxhimin institucional të SAI-ve dhe rritjen e transparencës.
Konferenca u hap nga Auditori  i Përgjithshëm i Estonisë, z.Alar Karis, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe të ftuarit special në këtë konferencë.

eurosai 1

Ndërsa Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesëve, z. Klaus-Heiner Lehne, në fjalën  e tij vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit midis gjithë SAI-ve të Evropës, për ti bërë ballë të gjitha sfidave ekonomike dhe të sigurisë, që po ballafaqohet Bashkimi Evropian vitet e fundit. Sipas z.Lehneqëllimi kryesor i strategjisë 2018-2020 të ECA-së, është përdorimi i teknologjisë së informacionit, në mënyrë që të rritet cilësia e raporteve dhe përmbajtja-mesazhi i tyre të shkojë tek sa më shumë grupe interesi dhe qytetarë.

Më pas përshëndeti konferencën Presidentja e Estonisë, znj. Kersti Kaljulaid, e cila më parë kishte qenë audituese dhe anëtare e Gjykatës Evropiane të Llogarive. Ajo gjatë fjalës së saj vendosi theksin tek rëndësia e organizimit të konferencave të tilla me audituesit e rinj, si një mënyrë shumë efikase për shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e profesionale të tyre. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit, është një mjet më shumë në dorën e audituesëve të rinj, për ta vendosur atë në shërbim të auditimit dhe shkëmbimit të njohurive midis tyre. Sipas znj. Kaljulaid zhvillimi i teknologjisë së informacionit në kohët e sotme, i ka vendosur audituesit e rinj në një pozicion shumë herë më të favorshëm se audituesit e disa viteve më parë. Ky fakt jo  vetëm i krijon avantazhe audituesëve të rinj, por i vendos ata përpara pritshmërive më të mëdha, ku zhvillimi ekonomik i sotëm kërkon që auditimet të kalojnë në një stad të ri, ku efikasiteti, efiçenca dhe  transparenca të  rriten nga viti në vit. Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka sjellë dhe probleme të ndryshme që lidhen me sigurinë, por ato duhet që të gjitha problemet e sotme, ti kthejmë në mundësi (oportunitet) nesër.

eurosai 2

Prezantimi i parë i konferencës ishte i z. Rufus Pollock, ekspert i teknologjisë së informacionit dhe bashkëpunëtor i Universitetit të Kambrixh. Tema kryesore e prezantimit ishte vendosja e rregullave të reja në ekonominë botërore, duke konsideruar zhvillimin e  shpejtë të “ekonomisë dixhitale”. Sipas z. Pollock problemi kryesor është se ekonomia botërore po funksionon sipas parimit “Old Rules- New Economy” “Rregulla të vjetra-Ekonomi e re”, ku sistemi i prodhimit ka ulur kostot për shkak të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimit, ndërkohë çmimet e produkteve janë akoma sipas rregullave të vjetra ekonomike. Mjafton të përmendet shitja e librave të dixhitalizuar në internet, ku çmimi i kopjeve elektronike është sa çmimi i tyre kur akoma shtypeshin në shtypshkronjë. Kështu që, sipas z. Rufus Pollock, duhen vendosur rregulla të reja ekonomike, ku  ne mënyrë të veçantë produktet- versionet elektronike të jenë të aksesueshëm për të gjithë dhe me një kosto të pranueshme.

Prezantimi i dytë u zhvillua nga z. Mihkel Solvak ekspert i kërkimit në studimet teknologjike, në Universitetin e Tartus. Tema e referuar nga z. Solvak shtjellonte se si të dhënat e gjeneruara në kohë reale nga shërbimet e e-Governance, ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve për të pasur shërbime më të mira. Ndër të tjera z. Solvak shpjegonte edhe rëndësinë e shërbimeve elektronike në ndihmesë të shoqërisë dhe institucioneve të ndryshme. z. Solvak është pjesë e “Qendrës së Studimeve me Impakt në IT” “Center of IT Impact Studies, (CITIS)”. 
Prezantimi i tretë u referua nga z. Gleb Maltsev, shkrimtar, folës dhe trainer, prezantoi hapat kryesore, fondamentale të një prezantimi të vetvetës (Fundamentals of Writing a pitch). Z. Maltsev bashkëbisedoi me pjesëmarrësit dhe shtroi hapat kryesore se si mund të prezantojmë veten qartësisht me elementë kyç  në jo më shumë se 2 minuta.
Pjesa e dytë e ditës u organizua duke i ndarë pjesëmarrësit në grupe pune për të diskutuar rreth disa çështjeve dhe problematikave të rëndësishme të hasura nga disa SAI-je pjesëmarrëse.
Dita e dytë e Konferencës u organizua në sesione dhe workshope, të ndarë në tre sesione. Në të tre sesionet pjesëmarrësit ishin të ndarë sipas preferencave që kishin zgjedhur në momentin e regjistrimit. Çdo pjesëmarrës kishte të drejtë të ndiqte deri në tre workshope.
Temat e workshopeve e ndjekura nga audituesit e KLSH-së ishin si më poshtë:

1. How to conduct a financial audit with the use of big data and data analysis? (Si të kryesh një auditim financiar duke përdorur të dhënat kompjuterike dhe analizuar ato);
2. How can auditors experience and knowledge be leveraged with big data. (Si audituesit mund të maksimalizojnë njohuritë e tyre duke përdorur të dhënat masive);
3. Data gathering and data management i the pre-audit proces. (Marrja dhe menaxhimi i të dhënave gjatë fazës së planifikimit të auditimit);
4. The necessity of the Audit Management System in the audit proces (Nevoja e përdorimit të Audit Management System në procesin e auditimit);
5.Data analysis in performance audits. (Përpunimi i të dhënave në auditimin e performancës.)
6. Cyber security and Data. (Siguria kibernetike dhe të dhënat);
7. Using geographic information system (GIS) in audits.(Pwrdorimi i tw dhwnave gjeografike GIS nw auditim);

Gjatë zhvillimit të këtyre workshope audituesit Bernard Haka dhe Idlir Dervishi bën prezantime për eksperiencat e tyre në lidhje me tematikat e trajtuara në to.
Ditën e tretë  të konferencës u prezantua një punim nga  z.Robert Krimmer, profesor i Universitetit Politeknik të Tallinit, me temë “ E ardhmja e E-Qeverisjes” (The future of E-Governance). Në këtë punim u theksua rëndësia e përdorimit të teknologjisë së informacionit në dhënien e shërbimeve nga institucionet shtetërore, ku fokusi kryesor është qeverisja elektronike.

Në panelin e konkluzioneve të konferencës ishte e ftuar edhe znj.Tytti Yli-Wiikari, Auditore e Përgjitshme e Zyrës së Auditimit të Finlandës, e cila mbylli dhe konferencën. Znj.Wiikari theksoj se shtyllat në të cilët do të mbështetet auditimi në të ardhmen do të jenë “Big Data” dhe menaxhimi i të dhënave kompjuterike.