Konferenca e tre-të Shkencore

Kërkesë për prezantim

20.09.2014

Kërkesë për Prezantim Punimesh Shkencore

Konferenca e Tretë Shkencore e KLSH-së

“Auditimi Kombëtar në shërbim të Qeverisjes Kombëtare”

Datat e Konferencës

29-30 Tetor 2014

Vendi

Tiranë, Shqipëri

Data të Rëndësishme

Afati i Dorëzimit të Punimeve: 10 Tetor 2014
Regjistrimi Përfundimtar: 20 Tetor 2014

Rreth Konferencës

Ky aktivitet është Konferenca e Tretë Shkencore e KLSH-së. Në dhjetor të vitit 2012 u mbajt Konferenca e Parë Shkencore e KLSH-së për Auditimin e Jashtëm Publik, përmes të cilit KLSH krijoi traditën më të mirë të vlerësimit institucional të aktiviteteve të saj dhe punës së secilit individ. Kjo traditë pozitive u ndoq nga Konferenca e Dytë Shkencore e KLSH-së qe u zhvillua në 12-13 dhjetor 2013 dhe trajtoi temën,  Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në Menaxhimin e Përgjegjshëm Publik përballë Sfidave Aktuale” .

Temat

· Rritja e transparencës në punën e SAI-ve siguron përgjegjshmërinë, promovon performancën, duke luftuar korrupsionin dhe përmirësuar qeverisjen;

· Lidhja midis pavarësisë se SAI-t, Performancës dhe Mirëqeverisjes;

· Roli i auditimit publik të brendshëm dhe të jashtëm në disiplinimin dhe përmirësimin e financave publike, të cilat përmirësojnë qeverisjen kombëtare;

· Sinergjia nëpërmjet koordinimit të ngushtë të punës së Parlamentit, qeverisë, institucioneve kushtetuese dhe shoqërisë civile për përmirësimin e qeverisjes kombëtare;

· Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të SAI-ve, një parakusht për përballimin e sfidave të auditimit në sektorin publik.

· Tema të tjera me interes

Drejtues të Konferencës

· Bujar Leskaj

· Robert Gielisse

· Jacek Jezierski

Udhëzime për Paraqitjen e Punimeve

Dorëzimet e punimeve pranohen deri në 10 tetor 2014. Të gjitha aplikimet duhet të jenë krejtësisht origjinale dhe të pa publikuara më parë. Të gjitha punimet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike tek anëtarët e Komisionit organizator të Konferencës: mnaco@klsh.org.aliislami@klsh.org.al

Të gjitha aplikimet duhet të shtypen, me hapësirë 2.5 cm apo 1 inch kufij nga bordet e formatit word, duke përdorur 12 pikë font Times New Roman në një file të vetëm MS Word.

Të gjitha aplikimet duhet të kenë një titull, autorët (emrat, përkatësitë, e-mail të gjithë autorët dhe një simbol (*) për autorin përkatës), një Abstrakt (jo më shumë se 150 fjalë), 3-5 fjalë kyçe. Punimet nuk duhet të kalojnë 10 faqet, duke përfshirë abstraktin, tekstin (Hyrje, Teoria, Metodat, Gjetjet, Diskutimet, Konkluzionet dhe implikimet), tabelat, figurat dhe referencat.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen. Zgjedhja mund të bazohet edhe përmes prezantimit paraprak të abstrakteve, por preferohen punimet e përfunduara. Përzgjedhja për përfshirje në programin e konferencës do të mbështetet mbi cilësinë, origjinalitetin dhe rëndësinë, në përputhje me procesin e shqyrtimit të punimeve.

Punimet e pranuara do të publikohen në librin Punimet e Konferencës së Tretë Shkencore të KLSH-së. Kërkesat specifike të formatimit jepen në seksionin për prezantimin e punimeve. Punimet e pranuara mund të konsiderohen për botim në revista akademike të përzgjedhura.

Autorët që dorëzojnë punime akademike njëkohësisht pranojnë se, në qoftë se aplikimi i tyre përzgjidhet, të paktën një autor do të marrë pjesë në konferencë.

Në rastin e jashtëzakonshëm të mos-pjesëmarrjes, autori përkatës i regjistruar për pjesëmarrje në konferencë do të marrë me postë dokumentet e zhvillimit dhe punimeve të konferencës.

Akomodimi i partnerëve të huaj do të përballohet nga KLSH-ja.

Tarifat e Konferencës : pa pagesë