Trainim mbi Auditimin e Performancës zhvilluar në Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë
Në vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer me Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj u takua në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljanë, me homologun e tij z. Igor Šoltes.
Takimi u zhvillua ndërkohë që një grup drejtuesish dhe audituesish të KLSH-së nga Departameni i sapoformuar i Auditimit të Performancës i kryesuar nga Drejtori i këtij departamenti Z. Rinald Muca dhe drejtori i Drejtorisë Juridike Z. Ermal Yzeiraj, ndodheshin për të zhvilluar një trainim 5 ditor mbi Auditimin e Performancës, nga data 15 deri 19 Tetor 2012 organizuar nga Gjykata e Auditimit e Sllovenisë.
Gjatë këtij trainimi intensiv, audituesit e KLSH-së u paisen me njohuri të plota rreth praktikave audituese të kësaj Gjykate Auditimi, të cilat janë vlerësuar si bashkëkohore edhe nga Gjykata Europiane e Audituesve.
Ky trainim u zhvillua në zbatim të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit të ndërsjelltë të lidhur ndërmjet dy instiucioneve të auditimit të jashtëm, në pranverën e këtij viti.