Trajnime nga institucionet nderkombetare

Auditues të KLSH-së përfundojnë me sukses kursin E-learning mbi Zbatimin e Buxhetit organizuar nga CEF.

Qendra për Ekselencë në Financë, CEF me qendër në Lubjanë, Slloveni organizoi përgjatë periudhës 15 qershor- 5 korrik, 2015 kursin online mbi “Zbatimin e Buxhetit”.

Ky kurs u zhvillua si pjesë e projektit mbi Planifikimin Strategjik dhe Buxhetin të financuar nga BE. Qëllimi i kursit është të përfshijë pjesëmarrësit në shkëmbimin e eksperiencave lidhur me proceset e zbatimit të buxhetit.
Kursi online ishte organizuar në 2 module.
Moduli i I: Sistemet e zbatimit të buxhetit: Hapat, përgjegjësitë dhe parakushtet për një zbatim të suksesshëm të buxhetit;
Moduli II: Llogaritë, Thesari dhe Menaxhimi i parave.
Nga KLSH e zhvilluan këtë kurs online 8 auditues të rinj dhe me përvojë, të cilët u përfshinë në një angazhim javor prej 7-10 orësh me qëllim përfitimin maksimal.
Kursin e përmbyllën me sukses dhe u pajisën me çertifikatën përkatëse të CEF këta auditues:

•Yllka Pulashi
•Xhuljeta Çelaj
•Ina Sokoli
•Elisa Metaj
•Erion Muho
•Eni Kabashi
•Besmir Pajaj
•Melina Kabo