KLSH merr pjesë në workshopin “Mashtrimi dhe Korruosioni”, zhvilluar në Ljubjanë
Mashtrimi dhe korrupsioni janë aktivitete që përbëjnë një rrezik të madh për mirëqeverisjen dhe për opinionin publik. Prandaj, audituesve të brendshëm dhe të jashtëm në sektorin publik, ju del për detyre që nëpërmjet auditimeve të ndihmojnë institucionet publike për të menaxhuar rrezikun. Në këtë kontekst audituesit kanë një rol të rëndësishëm në zbulimin e mashtrimit, i cili në vetvete është një anë e korrupsionit. Një auditues duhet të jetë i aftë për të indentifikuar, hetuar dhe raportuar aktivitete të tilla (mashtrimi) duke u trajnuar për të pasur njohuri të mjaftueshme për të vlerësuar rrezikun e mashtrimit.
Në këtë kontekst dy audituese të Kontrrollit të Lartë të Shtetit, znj Arminda Bushi dhe znj. Valentina Golemi, morën pjesë, në datat 7 deri 9 nëntor 2016, në Ljubianë-Slloveni, në Workshopin me temë "Mashtrimi dhe Korrupsioni" organizuar pranë Qëndrës së Eksellencës së Financës (CEF). Aktiviteti me përfaqësues të vendeve të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, konkretisht auditues të brendshëm nga Ministritë e Financave të vendeve Bullgari, Rumani, Maqedoni, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia dhe Mongolia.
Objektivi i këtij workshopi ishte që pjesëmarrësit të kuptonin më mirë aktivitetin e mashtrimit dhe korrupsionit në mënyrë të tillë, që të mund të veprojnë dhe ndërveprojnë në qoftë se përgjatë auditimit diçka e tillë do ishte e nevojshme. Përgjatë 3 (tre) ditëve, dy eksperte përfaqësues të Ministrisë së Financave në Holandë, Z.Jo Kremers dhe Z.Erik Schrijner, ndanë eksperiencat e tyre ndër vite në lidhje me raste faktike të mashtrimit dhe korrupsionit.
Workshopi u zhvillua në mënyrë interaktive duke kombinuar pjesmarrësit me grupe dhe duke i përfshirë në një "lojë" serioze e cila ju mundësoi atyre, marrjen e njohurive të reja nëpërmjet shembujve dhe rritjen e aftësive audituese nëpërmjet qasjes interaktive të mësimit.
Tema kryesore të cilat u zhvilluan gjatë aktivitetit, kishin të bënin me;
-prezantim të përgjithshëm mbi mashtrimin dhe korrupsionin,
-trekendeshin e mashtrimit, korrupsionit (presion, sjellje, mundësi)
-zbulimi i korrupsionit,
-roli i drejtuesve dhe audituesve në këtë fenomen,
-parashtrimi i rasteve të mashtrimit dhe korrupsionit tek autoritetet
-komponentet e një plani investigues
-elementët kyç në standardet ndërkombëtare mbi auditimin
-prirjet e IT dhe risqet e reja mbi mashtrimin
-keqpërdorimi i informacionit dhe sistemeve të informacionit
-auditimi i integritetit, etj
Të pranishmit përfituan nga njohuritë specifike të lektorve mbi mashtrimin, korrupsionin, llojet e investigimit, teknikat parandaluese dhe instrumente të tjera që do të mund të ndihmonin audituesit të shtonin vlerat e tyre në mënyrë që të ndihmonin institucionet shtetërore publike në përmbushjen e objektivave të tyre.
Ata mundën të merrnin njohuri mbi zbulimin e mashtrimit nëpërmjet vlerësimit të riskut, mbi masat e antikorrupsionit, aftësi të përshkruajnë masat më të rëndësishme, standardet dhe metodat e zbulimit të mashtrimit dhe korrupsionit, në përshkrimin e mjeteve të reja audituese (IT) për të parandaluar dhe zbuluar mashtrimin dhe korrupsionin, mbi përshkrimin e parimeve kryesore të auditimit të integritetit si dhe aftësi në komunikimin e gjetjeve mbi mashtrimin dhe korrupsionin.