KLSH merr pjesë në trajnimin 2-ditor, pranë IIA, Shkup, 26-27 Dhjetor 2016, Maqedoni.
Në datat 26-27 Dhjetor 2016, në Odën Ekonomike, në Shkup u zhvillua Trajnimi me temë “Këshilltar i Besueshëm/ Auditimi Operacional - Ndikimi i ndryshimeve pozitive”, organizuar nga Instituti KAF në bashkëpunim me IIA Maqedoni. Në këtë trajnim morën pjesë, përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit: Lolita Baholli dhe Meald Habazaj. Trajnimi u udhëhoq nga Audituesi i Brendshëm Slobodan Dimitrovski (CIA, CGAP, CCSA), u organizua në 8 tematika të zhvilluara në 2 ditë, të trajtuara si më poshtë:
1.Prezantimi - Gjatë prezantimit të pjesëmarrësve u konstatua që të pranishmit përfaqësonin institucione private dhe shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
2.Dinamika e auditmit operacional – U ilustrua se si auditimi operacional kontribuon në arritjen e vlerave të organizatës. Përcaktimin e faktorëve që kanë influencuar në prirjen historike të auditimit operacional. Ekzaminimin e auditimit operacional në ditët e sotme në termat e ndryshimit të natyrës së auditimit dhe aplikimin e metodave ose mjeteve alternative, kundrejt hapave tradicional të auditimit. Identifikimin e mundësive të auditimit operacional kundrejt të gjithë organizatës. Krijimi i një vlere sugjeruese për të komunikuar se si auditi i brendshëm mund të jetë një partner me impakt të lartë në krijimin e vlerave të biznesit.
3.Njohuri dhe grupi i aftësive të fokusuara në vlerë - Identifikimi i vlerave specifike që duhen nxitur dhe njohuritë e biznesit, të nevojshme për të përcjellë në mënyrë efektive vlerat e shtuara të shërbimeve. Përcaktimi se si të drejtohet një ndryshim pozitiv në mendimin e menaxhimit për sa i përket auditorit të brendshëm dhe aktivitetit të tij. Vlerësimin e nivelit aktual të njohurive teknike dhe të biznesit, nivelin në grupin e aftësive të fokusuar në vlerë.
4.Planifikimi i suksesit – Zhvillimi i planeve të projekteve që promovojnë rezultatin e suksesshëm të punës së auditimit operacional. Njohja e aspekteve kryesore dhe diferencave gjatë planifikimit të punëve të këtij auditimi. Përdorimi i burimeve të ndryshme të informacionit për të ndërtuar njohuritë teknike dhe të biznesit gjatë planifikimit të projekteve. Përgatitja në mënyrë efektive për diskutime me menaxhimin për të arritur objektivat caktuara. Krijimin e objektivave që identifikojnë çfarë auditimi operacional duhet të përmbush. Analizimin e lidhjes dhe përcaktimin që ekziston midis objektivave , qëllimit dhe rrugës së ndjekur për kryerjen e punëve të auditimit operacional.
5.Auditimit operacional bazuar në rreziqe - Aplikoni qasjen e bazuar në rrezik të një auditimi operacional. Për të identifikuar supozimin lidhur me qasjen e bazuar në rrezik për një auditimi operacional. Diskutimi mbi terminologjinë e qasjes mbi rrezikun për të siguruar kuptimin e tij. Vlerësimin e përputhshmërisë dhe objektivave operacional me qëllimet e organizatës dhe objektivave strategjik. Vlerësimin e kriterit të matjes së performancës për objektivat operacional. Përcaktimin se cilat operacione çojnë në krijimin e vlerave. Parashikimi e rrisqeve të mundshme në lidhje me objektivat operacional dhe qëllimeve. Zhvillimin e rrisqeve të caktuara. Zhvillimin e masave për të vlerësuar impaktin dhe probabilitetin e rrisqeve të mundshëm. Gjetjen e kontrolleve të fokusuara në operacione, metodave për të menaxhuar rriskun dhe realizuar mundësitë. Caktimin e mjeteve të përshatshme dhe teknikave për të dokumentuar informacionin operacional. Vlerësimin e synimit të kontrolleve të fokusuara në operacione dhe metodave të zgjedhura. Vlerësimin e performancës operacionale të strategjive të menaxhimit të rriskut. Ndërtimin e zgjidhjeve të mundshme për të zgjidhur çështjet operacionale. Të bindësh menaxhimin për vlerën e zgjidhjes së propozuar.
6.Auditimi operacional i orientuar në proçese – Përdorimi i zhvillimeve të teknikave dhe mjeteve të proçesit të biznesit gjatë një auditimi operacional. Përshkrimin e aplikimit të zhvillimit te proçeseve të biznesit në këtë audit. Përshkrimin e komponentëve të proçesit të biznesit. Përmbledhjen e të dhënave bazë dhe informacionin. Përdorimin e modeleve të proçesit dhe mjeteve të analizës për të gjetur çështje dhe zhvillimin e mundësive. Zbatimi i teknikave të zhvillimit të proçesit. Ilustrimin e ndryshimeve të propozuara. Përmbledhjen e përfitimve dhe zhvillimeve. Përshkrimin e rëndësisë së testimit dhe matjes së proçesit të ndryshimeve.
7.Auditimi operacional udhëhequr nga performanca - Përdorimin e metodave të krahasimit për të kryer një auditim operacional. Shpjegimin e aplikimit të konceptit të krahasimit në një auditi operacional. Përcaktimin e operacioneve në krahasim. Përcaktimin e kriterit të matjes dhe indikatorëve të duhur në një krahasim. Kryerjen e analizës krahasuese për të identifikuar mangësitë në performancë dhe në zhvillim. Përmbledhje e rezultateve të krahasuara. Vlerësimin e mundësive të zhvillimeve të mundshme të performancës. Diskutimin e rezultateve të krahasimit me menaxhimin.
8.Krijimi i efektit pozitiv – Përcaktimin e një mënyre raportimi që krijon impakt pozitiv. Vlerësimin e impaktit të mënyrave të ndryshme të raportimit. Shqyrtimin e faktorëve stilistike dhe strategji bindëse për të arritur në rezultatet e pritura.
Trajnimi dha një pasqyrë të përgjithsme të auditimit operacioanl dhe mënyrës së rrezikut të tij e ilustruar me shembuj konkretë, ushtrime dhe diskutime të hapura të cilat kërkonin përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve, për të përfunduar më pas me një çertefikatë rreth njohurive të marrë gjatë këtyre 2 ditëve.