Workshop për auditimin dixhital nga institucionet supreme të auditimit
SIGMA zhvilloj, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 6 dhe 7 Nëntor 2019, një workshop me rrjetin e Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-ve) të vendeve kandidate për BE dhe Gjykatën Europiane të Auditimit (ECA).
Workshop-i u organizua në bashkëpunim me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë Veriore, dhe u përqendruan në auditimin dixhital.
Tryeza e rrumbullakët mblodhi SAI-t e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Turqisë.
Në takim u theksua se penetrimi gjithnjë e më shumë në dekadën e fundit, të teknologjive dixhitale kryesisht për ofrimin e shërbimeve publike ka hapur mundësi të reja për qytetarët dhe njëkohësisht ka projektuar sfida të reja për Institucionet Supreme të Auditimit, pasi ato duhet të adresojnë problematika dhe çështje që lidhen me epokën dixhitale. SAI-et duhet të marrin në konsideratë dixhitalizimin e operacioneve qeveritare dhe shërbimeve publike në planifikimin e punës së tyre, dhe të ekzaminojnë se si ato zhvillojnë aftësitë dixhitale, mjetet dhe teknologjinë për të ofruar produkte auditimi më me ndikim në mënyrë të efektshme dhe efektive.
Objektivat kryesore të workshop ishin krijimi i një platforme për diskutim në mes të SAI-ve të rrjetit në lidhje me:
a. sfidat me të cilat përballen gjatë dixhitalizimit të operacioneve qeveritare dhe shërbimeve publike;
b. mjetet dixhitale dhe teknologjia që ata mund të përdorin për të mbështetur punën e tyre;
c. si këto institucione supreme të auditimit të ndërtojnë kapacitetet dhe aftësitë përkatëse për auditimet digjitale.
Workshop-i ishte interaktiv, ku u diskutua rreth eksperiencave dhe prezantimeve të SAI-ve pjesëmarrëse.
Ekspertët nga SAI të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) specifikisht i Skocisë dhe Letonisë, informuan pjesëmarrësit për praktikat që ata ndiqnin në zhvillimin e auditimeve dixhitale.
SAI-et e rrjetit shkëmbyen përvojat se si ata, po zhvillojnë teknologjitë e informacionit dhe auditimin dixhital.
KLSH në këtë workshop u përfaqësua nga Z. Alfred Leskaj, Znj. Anxhela Kosta, Znj. Klea Saliu dhe Znj. Angjela Nesturi.
Pas prezantimeve të eksperteve të vendeve të BE dhe përfaqësuesit të ECA-s, në ditën e dytë të workshop-it, KLSH prezantoj eksperiencën në auditimet e Teknologjive të Informacionit duke paraqitur në mënyrë të përmbledhur gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra gjatë auditimit të platformës dixhitale “e-Albania”, prezantimi u bë nga Audituesi i Lartë Z. Alfred Leskaj
Tryeza e rrumbullakët gjithashtu u dha pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar dhe krahasuar përvojat kombëtare dhe për çështje specifike për auditimet dixhitale midis rrjetit të SAI-ve të vendeve kandidate të BE