Platforma online

Mesazh i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Mesazh:

Të nderuar Auditues!

Për shkak të situatës së pandemisë globale të shkaktuar nga Corona Virusi, COVID 19,dhe në respektim të detyrimeve karantinuese,  nga ana Juaj gjatë kësaj periudhe do të ndiqen trajnimet individuale dhe grupore on line, të dedikuara për kategorinë e udituesve me profilizim ekonomi e financë, por edhe profile të tjera.

1. Drejtuesit e Departamenteve të Auditimit të krijojnë grupet e tyre me audituesit sipas profileve, për të ndjekur bllokun e trajnimeve respektive si dhe të monitorojnë aktivizimin e audituesve në bashkëpunim me Drejtorinë e IT që do të përgatisë në fund të kësaj situate një raport të hollësishëm për çdo auditues.

2. Çdo auditues duhet të ndjekë këto leksione dhe të dërgojë pranë Drejtorisë së Metodologjisë dhe Zhvillimit përgjigjet për teste dhe zgjidhjen e rasteve studimore, duke dërguar përgjigjet nëpërmjet e-mailit zyrtar. Për audituesit që do të aksesojnë informacionet, downladojnë slidet dhe dërgojnë përgjigjet e ushtrimeve dhe testeve, këto ditë do të njihen dhe përllogariten në fondin e ditë-trajnimeve të detyrueshme për tu kryer në kuadër të zhvillimit profesional gjatë vitit 2020, sipas Vendimit të Kryetarit të KLSH-së me nr. 187, datë 31.12.2019 .

3. Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit Profesional dhe Sektori i IT-së do të ndjekin dhe monitorojnë në vijimësi mbi baza ditore zbatimin e Platformës së trajnimit on line si dhe do të raportojnë mbi rezultatet e vlerësimit dhe afishimit të ditë-trajnimeve të njohura dhe llogaritura për çdo auditues në përfundim procesit dhe të kësaj situate emergjence.   
Kolegë !

Krizat e kaluara na kanë mësuar që edhe personeli më i kualifikuar, medoemos duhet të ndjekë  edukimin e vazhdueshëm profesional, kjo dhe si përgjigjja në mënyrën më të sigurt dhe efektive ndaj këtyre kërcënimeve të shekullit 21. Këto ditë tejet të vështira, kërkojnë vëmendjen dhe përkushtimin tuaj maksimal për vete, familjen, fëmijët dhe prindërit tuaj.

Kalofshi mirë dhe pa as më të voglin shqetësim, me lutjen dhe bindjen se kjo situatë do të kalojë!

Zoti qoftë pranë Jush dhe njerëzve tuaj të dashur!

Sinqerisht,

Bujari