Njoftime

Takim mbi Planin Strategjik të EUROSAI-t 2017 - 2023

02.11.2018

Më 30 – 31 Tetor 2018 në Tiranë, Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit, EUROSAIt  dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilluan mbyllën me sukses punimet e takimit mbi  një prej drejtimeve kryesore të Planit Strategjik të EUROSAIt 2017-2023, për mbështetjen e auditimeve efektive, inovative dhe adekuate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional. Akiviteti u organizua në kuadrin e Muajit të Hapur që KLSH e ka bërë tashmë  traditë të perfomancës së saj prej disa vitesh. KLSH u prezantua me një grup anëtarësh të stafit të drejtuar nga znj. Lindita Milo, Drejtor i Përgjithshëm, znj. Albana Gjinopulli Drejtore e Departamentit Strategjisë dhe Metodologjisë së Auditimit, znj. Irena Islami Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe auditues të nivelit të lartë.

takim1

I themeluar në vitin 1990 EUROSAI  ka si qëllim ndërtimin e një kuadri për shkëmbimin e njohurive midis Institucioneve të Auditimit Publik duke  promovuar fuqizimin reciprok  dhe përmirësimin e auditimit të fondeve publike. 50 SAI-t anëtarë formojnë një qark të larmishëm që përfaqëson Institucione Supreme të Auditimit (SAI ) me modele organizative, mandate, nevoja dhe prioritete të ndryshme.

EUROSAI është një rrjet dinamik ku SAI-t dhe stafi i tyre mund të shkëmbejnë dijet në auditimin e sektorit publik, duke i aftësuar për t'iu përgjigjur kërkesave dhe  rrethanave në ndryshim të vazhdueshëm.

Deri në vitin 2023, EUROSAI synon të jetë transformuar në një ndërmjetës dinamik dhe i udhëhequr nga dija i cili i përgjigjet  nevojave specifike të zhvillimit të anëtarëve, kushteve të ndryshme sociale dhe administrative në të cilat ata veprojnë dhe burimeve që kanë në dispozicion. Ky zhvillim do të udhëhiqet  nga dy qëllime strategjike dhe do të mbështetet nga përmirësimet në qeverisjen e EUROSAI-t:1) Mbështetja e auditimeve efektive, inovative dhe adekuate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional;2) Ndihmesa ndaj SAI-ve në përballjen  mundësitë dhe sfidat të reja nëpërmjet mbështetjes  në zhvillimin e kapaciteteve të tyre institucionale.

Duke punuar për këto qëllime, EUROSAI mbështet SAI-t  anëtare në ofrimin  e auditimeve me cilësi të lartë dhe forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të qeverisjes dhe njësive të sektorit publik në vendet e tyre. Takimi mbi Qëllimin Strategjik 1 : Mbështetja e auditimeve efektive, inovative dhe adekuate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional synoi të mblidhte sëbashku përfaqësuesit e SAI-ve udhëheqëse të grupev të punës, task forcës dhe projekteve të krijuara nën kuadrin e këtij qëllimi dhe objektivave specifike.

SAI i Gjermanisë dhe SAI i Republikës së Çekisë  drejtuan punimet dy ditore mbështetur në progresin e arritur nën këndvështrimin e aktiviteteve për të ardhmen.
Përfaqësuesja e Gjykatës Turke të Auditimit njohu të pranishmit me Planin Operacional i cili mbështet me veprime dhe aktivitete konkrete çdo objektiv dhe qëllim të vendosur në Planin Strategjik të EUROSAI-t. Prezantimet e SAI-ve të Lituanisë, Portugalisë, Estonisë dhe Polonisë ofruan një pamje të gjendjes dhe ecurisë të aktivitetit të  Task Forcës mbi Bashkitë dhe Task Forcës për Etikën , po ashtu dhe të Grupit të Punës për auditimin e ambjentit dhe Grupit të Punës për Teknologjinë e Informacionit.

Nën objektivin që SAI-t të aftësohen për të krijuar me fleksibilitet auditime bashkëpunuese dhe t'i përgjigjen sfidave ekzistuese dhe atyre në zhvillim kur lind nevoja, Kontrolli i Lartë i Shtetit prezantoi vlerat dhe përfitimet nga eksperienca e pjesëmarrjes në auditime paralele të organizuara nën ombrellën e EUROSAI-t. Megjithëse jo të panjohura në spektrin teorik , vetëm pas vitit 2012 auditimet paralele morën zhvillim edhe në Shqipëri, duke ofruar rezultate pozitive si instrument efektiv për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përtej kufijve të një vendi. Pjesëmarrja në auditimet paralele me SAI te vendeve të rajonit por gjithnjë të mentoruara nga SAI të vendeve anëtare të BE , i ka ofruar KLSH mundësi unike të veprimtarisë audituese.

Nëpërmjet auditimeve paralele të gjithë SAI-t pjesëmarrëse audituan të njëjtën cështje të njëjtën fushë por të parë nën këndvështrimin specifik të çdo vendi referuar dhe kuadrit ligjor përkatës. Pra, për të njëjtin problem ofrohen alternativa të ndryshme zgjidhjesh c’ka e bën këtë veprimtari dhe vlerat nga auditimi të ketë përfitime më të mëdha se zakonisht. Rritja e auditimeve bashkëpunuese dhe të përbashkëta me SAI-t partnerë mbi tema me interes të përbashkët dhe aktual mbeten një qaje inovative që po zhvillohen e shpërndahen gjithnjë e më shumë midis anëtarëve të EUROSAI-t. Projekte të tjera në kuadrin e qëllimit strategjik  për rritjen e aktiviteteve bashkëpunuese midis SAI-ve anëtarë të EUROSAI-t po zhvillohen me sukses duke vënë në dispozicion të të gjithë anëtarëve instrumente, të dhëna dhe qasje inovative për auditimin e jashtëm në sektorin publik në tërësi.

Sfida e EUROSAI-t në të ardhmen është të mbetet një organizatë atraktive dhe që i përket  të gjithë anëtarëve. Suksesi në këtë përpjekje mund të arrihet vetëm përmes ndryshimeve dhe përmirësimeve po ashtu dhe ndërveprimin reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve, dhe si pjesë e këtij kuadri KLSH mbetet i angazhuar për të kontribuar denjësisht në nivel ndërkombëtar.